Pak ditë pas ekzekutimit të 19-vjeçarit Gazmend Sllami në Elbasan, mësohet se është vënë në pranga një i ri që dyshohet se ka penguar zbardhjen e së vërtetës.
Një ditë pas krimit, policia arrestoi Altin Hazizin 21 vjeç, që deklaroi se vrau bashkëmoshatarin nga pakujdesia, teksa kishin dalë për gjah.
Ditën e sotme, policia e Elbasanit ka gjetur dhe sekuestruar armën e gjahut me të cilën u krye krimi, e cila ishte fshehur në vendin e quajtur “Guri i Keq” dhe ka vënë në pranga Naim Hazizin 27 vjeç.
I arrestuari dyshohet se ka penguar “zbulimin e së vërtetës për vrasjen e ndodhur më datë 26.11.2016 në një kodër në fshatin Guri i Zi”.
Materialet për këtë rast i janë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Veprime që pengojnë në zbulimin e së vërtetës”.