Studentët e mjekësisë kanë dalë në protestë tek sheshi “Nënë Tereza’ kundër dhunës ndaj grave ndërsa kujtojmë se në harkun kohor të dy ditëve janë vrarë e femra, nëra ndë Durrës nga bashkëshorti dhe tjetra në Mirditë nga ish-bashkëshorti ndërsa viktimë mbeti edhe vallai i kësaj të fundit.
Të rinjtë janë shprehur se reagimi i tyre do të vijojë ndërsa pjesmarrja në tubimin e sotme ishte e madhe.
Me sloganin “Shëndeti i gruas, shëndeti i shoqërisë” dhe lule në duar, aktivistët dhe studentët janë nisur nga sheshi “Nënë Tereza” për tek kodrat e Liqenit.
Fatmir Kolecaj, i cili njihej si një person problematik dhe i dhunshëm, mbërriti mbrëmjen e 25 Shurtit në banesën e familjes Filopati dhe vrau Esmeraldën dhe Vledison, ish-bashkëshorten e tij dhe të vëllanë e saj.
46-vjeçari iu ka zënë pritë dy viktimave në derën e shtëpisë, pasi Vledisoni kishte shkuar për të marrë nga puna të motrën, e cila kishte nisur punë si shitëse në një nga marketet e qytetit të Rrëshenit.
Vledison Filopati kishte vetëm disa ditë që ishte kthyer nga Italia, ku jetonte dhe punonte si emigrant, ndërkohë që mbeti viktimë nga ish-bashkëshorti i motrës së tij, i cili kishte kryer dhe 15 muaj burg për dhunë në familje.
Martesa e Esmeralda dhe Fatmir Kolecajt ishte shoqëruar vazhdimisht me probleme, ndërsa dëshmitare të dhunës së vazhdueshme që ushtrohej ndaj së ëmës kanë qenë dhe tre vajzat e mitura të çiftit.
Pas divorcit të prindërve të tyre, Gjykata kishte vendosur që tre vajzat të qendronin me nënën e tyre, gjë që nuk është pranuar asnjëherë nga ana e Kolecajt, i cili pas problemit edhe me alkoolin, duket se ka ndërmarrë këtë akt ekstrem.
Një ditë më vonë (më 26 Shurt) Durrësi u trondit teksa Ruzhdi Tosuni vrau bashkëshorten e tij Hajdie Tosuni të cilët kishin tre vajza nga martesa e tyre e gjatë, dy prej të cilave jetonin në qytetin e Durrësit, dhe një tjetër në Itali.
Mësohet se çifti është konfliktuar fillimisht dhe gjatë debatit bashkëshorti Ruzhdi Tosuni 63 vjeç, ka goditur fillimisht Hajdien me një levë hekuri, ndërsa më pas e ka qëlluar edhe me gërsherë.
Pas krimit, ai ka mbyllur qepenin e dyqanit ku punonin bashkë dhe ka shkuar për të blerë cigare. Më pas ka hyrë në farmacinë pranë biznesit të tyre duke i thënë të pranishmëve që kishte vrarë gruan.
Ruzhdi Tosuni është ulur në hyrje të biznesit duke pirë cigare, ndërkohë që policia vinte në vendin e ngjarjes.
Ai është shprehur se kishte 30 vite që e duronte gruan e tij, dhe se kjo situatë nuk mund të vazhdonte më.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post