Zënka për një vajzë, i mori jetën 24-vjeçarit sjhqiptar Viktorjan Picakut, në mbrëmjen e 1 gusht në sheshin Abbey në Corato. Një krim pasioni mund të quhet, transmeton Repubicca.it
Dyshohet se përgjegjës për vrasjen janë Dominic Manzi, 21, dhe kushëriri i tij Domenico Patruno, 26 vjeç. Pas 24 orëve ata janë vetëdorëzuar në polici.
Nga pistat e hetimit prej policisë italiane, dyshohet se nuk mund të ketë qenë vetëm një krim për motive pasioni.
Policia ka bërë verfikimin e zonës nga kamerat e sigurisë, ku duket se vrasësit e ndoqën me motor dhe qëlluan nga pas të riun shqiptar, duke e lënë të vdekur në vend. Arma e krimit është një revolver, e sekuestruar nga policia.
Pistat kryesore ku është përqëndruar prokuroria e Barit, janë ato për të kaluarën e shqiptarit dhe lidhjet e mundshme me krimin, por hetuesit janë përqëndruar edhe te konflikti për një vajzë italiane që çoi në vrasjen e shqiptarit për çështje pasioni.
Nga ana tjetër i riu shqiptar, ishte i njohur nga ligji italian, për shpërndarje të drogës në fshat.
(E.V/Faxwe.al)