11:33 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vrasja e 26-vjeçarit me plumb në kokë, lehtësohet masa për pronarin e vilës

10:25 | 25/08/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vrasja e 26-vjeçarit me plumb në kokë, lehtësohet masa për pronarin e vilës

Ka nisur seansa gjyqësore për masën e sigurisë ndaj të arrestuarve për vrasjen e 26-vjeçarit Indrit Çelaj i cili po punonte në vilën e Bujar Kusit, në Myslym Shyri.

Kjo masë pritet të jepet nga Gjykata Penale e Tiranës dhe personat e arrestuar janë Ali Sula, Ferdinant Bakalli, Bujar Kusi dhe Luan Çaka. Ndërsa në kërkim vijojnë të jenë vëllezërit Albano e Griseldo Kusi, dy autorët e vrasjes së Çelajt.

Burime për Fxaweb.al bëjnë të ditur se Bujar Kusit, i hiqet vepra penale “moskallezimi krimi”, ndërsa akuzohet vetëm për veprime që pengojnë zbardhjen e të vertetës, “moskallezim krimi” është për Ali Sula dhe Luan Caka. Albano e Griseldo Kusi që janë në kërkim janë të akuzuar për vrasje.

27 vjecari Lorenc Veliaj, dëshmia e të cilit zbardhi edhe autorin e vrasjes së Indrit Celaj për rrjedhjen e ujit të kondicionerit që po riparonte në vilën e Bujar Kusit, do të qendrojë në qeli për 3 vepra penale që ai kërkohej më herët.

Gjykata e Tiranës vendosi arrest me burg për Veliajn, i cili akuzohet për kundërshtim i punonjësit të policisë, prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit si dhe shkatërrim prone.

Lorenc Veliaj u arrestua pas ngjarjes së ndodhur në rrugën ‘Muhamet Gjollesha’ në Tiranë ku u vra me plumb në kokë 26 vjecari Indrit Celaj.

Fillimisht Veliaj u shoqërua si person i dyshuar në këtë krim, edhe pse kërkohej nga policia për 3 vepra penale. Dëshmia e Veliajt nxori edhe emrat e autorëve të vrasjes, dy vëllezërit Albano dhe Griseldo Kusi.

Indrit Çelaj u qëllua me armë zjarri në një vilë pranë rrugës ‘Myslym Shyri’ ku dhe u gjet i plagosur rëndë duke ndërruar jetë në spital. Identifikimi i tij u arrit disa orë pas ngjarjes, ndërsa pretendohej nga policia se viktima nuk kishte mjet identifikimi.

Fillimisht policia shpalli në kërkim një shtetas L.V si të dyshuar ndërsa disa orë më vonë në një njoftim të dytë sqaroi se autorë ishin dy vëllezërit Albano dhe Geraldo Kusi, pronarë të vilës ku i ndjeri kishte shkuar të montonte një kondicioner.

Një zënkë fillimisht me grushte për disa pika ‘uji që rridhnin nga kondicioneri’ ka degjeneruar në vrasje me një plumb në kokë të riut Indrit Çelaj, 25 vjeç. (lexo me shumë).

Baftjar Çelaj, i ati i Indrit Çelaj të riut që u vra ditën e djeshme me një plumb në kokë nga 2 vëllezërit Kusipas një grindjeje për montimin e një kondicioneri në vilën e këtyre të fundit kërkon drejtësi.
” Ti nisesh në punë dhe kthehesh i vdekur. Ku do kërkoj drejtësi”, thotë ai për Fax Neës TV dhe Faxëeb.al.

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: indrit celajnis seanca per masen e sigurise
Pas

Kurorëzuan dashurinë e tyre, çifti vdes në aksident disa minuta pas martesës

Para

Ndahet nga jeta pas betejes me sëmundje e rëndë mjekja Ina Thereska, në moshën 41-vjeçare

Para
Ndahet nga jeta pas betejes me sëmundje e rëndë mjekja Ina Thereska, në moshën 41-vjeçare

Ndahet nga jeta pas betejes me sëmundje e rëndë mjekja Ina Thereska, në moshën 41-vjeçare

Discussion about this post

 



Të Fundit

Të shtena me armë në Kamëz pranë Institutit,një person i arrestuar

OKB-ja akuzon Izraelin për “shfarosjen” e popullsisë palestineze

Zjarr i madh në Pilur të Himarës, digjen 650 hektarë, forcat e emergjencës vijojnë punën

Operacioni “Koordinata” në Shkodër, kapen dhe shkatërrohen mijëra bimë narkotike

Trupi pa shenja jete në lumin Shkumbin, identifikohet viktima

Teherani hedh poshtë pretendimet izraelite për sulme me raketa

Përplasje me armë zjarri në Golem, plagoset 22-vjeçari

Izraeli paralajmëron hakmarrje të ashpër ndaj Iranit pas shkeljes së armëpushimit

Evropa kërkon të luajë rol në zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme

Çmimi i naftës bie pas lajmit për armëpushimin mes Izraelit dhe Iranit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.