Një ngjarje e rëndë ka ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Kavajës ku për pasojë ka mbetur i vdekur një person.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar për shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes si por Faxweb.al mëson se viktima quhet Marjo Ismaili ndërsa autori është Xhevdet Lecini. Mësohet se viktima është nisur me autoambulancë drejt morgut të Spitalit Rajonal të Durrësit.
Paraprakisht burime për Faxweb.al mësojnë se viktima, dyshohet të jetë vrarë nga një person me armë gjahu pas një konflikti të çastit për motive banale dhe se të dy kanë qenë në gjendje të dehur.
Viktima është 26-vjeç i cili dyshohet të jetë qëlluar pas një sherri për motive banale, ndërsa Policia ka shoqëruar autorin e krimit, 60-vjeçar Lecini.
(F.GJ/FAXWEB.AL)