Delin Hajdaraj, autori i vrasjes së 3-fishtë tek “Uji i Ftohtë” në Vlorë, ka shprehur pendesë për krimin e kryer në vitin 2013-të.
I arrestuar një ditë më parë nga Policia e Vlorës në bashkëpunim me Forcat Speciale RENEA, është zbardhur së fundmi deponimi i tij.
Autori i vrasjes së 3-fishtë mësohet të jetë shfajësuar duke thënë se ka qenë i vogël dhe nuk e di si ndodhi.
“Jam penduar, vrava njerëz të pafajshëm. Qëllova kot në ajër, por nuk e di si më iku arma. Kam qenë i vogël, më iku arma dhe qëllova tre persona.”, mësohet të ketë thënë ndër të tjera ai.