13:04 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vrasja e 33-vjeçarit për një vend parkimi, shpallet në kërkim 24-vjeçari që e qëlloi me kallashnikov dhe katër të tjerë! Zbardhet dinamika e krimit

10:21 | 22/09/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vrasja e 33-vjeçarit për një vend parkimi, shpallet në kërkim 24-vjeçari që e qëlloi me kallashnikov dhe katër të tjerë! Zbardhet dinamika e krimit

Policia e Shkodrës ka dalë sërish me një njoftim në lidhje me vrasjen e 33-vjeçarit Valter Fierza mbrëmjen  e djeshme. Autor thotë policia është një 24-vjeçar, i cili është shpallur në kërkim së bashku me katër të tjerë.

Të pestë të rinjtë janë konfliktuar jashtë një lokali me vëllain e 33-vjeçarit dhe kur ky i fundit është afruar me makinën e tij, 24-vjeçari e ka qëlluar me kallashnikov, duke e lënë të vdekur në vend.

Policia gjeti dhe sekuestroi me cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë (dyshohet në posedim të shtetasit K. M.) dhe 3 gëzhoja që u gjetën në vendngjarje.

Shkodër

Zbardhet dinamika e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin Hot i Ri, ku për shkak të një konflikti të çastit, jashtë një lokali, u vra me armë zjarri një 33-vjeçar.

Policia identifikon dhe shpall në kërkim 24-vjeçarin që dyshohet se qëlloi me kallashnikov, në drejtim të automjetit me drejtues 33-vjeçarin.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim 4 shtetas të tjerë, të dyshuar të përfshirë në konflikt.

Gjenden dhe sekuestrohen një armë zjarri pistoletë që dyshohet se e posedonte 24-vjeçari dhe 3 gëzhoja që u gjetën në vendngjarje.

Si rezultat i punës intensive hetimore, të kryer nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur mbrëmë, rreth orës 21:48, në fshatin Hot i Ri, ku për shkak të një konflikti të çastit, u vra me armë zjarri kallashnikov, shtetasi V. F., është bërë e mundur zbardhja e dinamikës së ngjarjes dhe identifikimi i shtetasve të përfshirë në të.

Në vijim të veprimeve procedurale, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit K. M., 24 vjeç, A. M., 23 vjeç, P. M., 22 vjeç dhe L. M., 20 vjeç, të gjithë banues në fshatin Hot i Ri, si dhe shtetasi E. D., 38 vjeç, banues në lagjen “Vojo Kushi”.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se këta 5 shtetas janë përfshirë në një konflikt të çastit, për motive të dobëta, jashtë një lokali në fshatin Hot i Ri, me vëllanë e 33-vjeçarit, shtetasin K. F., 35 vjeç. Pas konfliktit, drejt vendit të ngjarjes është afruar me automjet, shtetasi V. F. Sapo ka parë automjetin, shtetasi K. M. dyshohet se ka qëlluar disa herë, me armë zjarri kallashnikov, në drejtim të 33-vjeçarit, i cili për pasojë, mbeti i vrarë.

Policia gjeti dhe sekuestroi me cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë (dyshohet në posedim të shtetasit K. M.) dhe 3 gëzhoja që u gjetën në vendngjarje.

Vijojnë kërkimet intensive për kapjen e 5 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për gjetjen e armës me të cilën është kryer vrasja, si dhe vijojnë hetimet e thelluara për të individualizuar përgjegjësinë penale për këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjyakatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Pas

Aksident në Bulqizë, makina përplaset me furgonin, raportohet për të plagosur

Para

Dosja “Gërdeci”, SPAK kërkon si dëshmitar Shkëlzen Berishën dhe Aldo Bumçin, seanca e radhës më 29 shtator

Para
Shtyhet në 9 maj seanca ndaj ish ministrit të Mbrojtes Fatmir Mediu

Dosja "Gërdeci", SPAK kërkon si dëshmitar Shkëlzen Berishën dhe Aldo Bumçin, seanca e radhës më 29 shtator

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndërtimet pa leje në Theth, Berisha i del në mbrojtje prokurores dhe sulmon SPAK

Paketa e Maleve, Rama publikon hartën: 787 aplikantë në vetëm 5 ditë

Thirrja e kryeministrit Rama për qytetarët: Denonconi noterët dhe avokatit që ju kërkojnë pagesë për shërbimet në e-Albania

Të paktën 20 palestinezë të vrarë në pikën e shpërndarjes së ndihmave në Gaza, GHF akuzon Hamasin

Gjykata Kushtetuese ndërron qëndrim: Opozita mund të çojë çështjet e mandateve në Kushtetuese pa kaluar nga Kuvendi

Kontroll blic në të gjitha burgjet e vendit, u kaluan në “sitë” kartelat e takimeve

Vazhdon ‘vala’ e dorëheqjeve, largohen drejtorët e bashkisë së Roskovecit dhe 5 administratorët

Trump vendosi t’i japë më shumë armë Ukrainës, reagon Kremlini: Ky është biznes

Vrasja e Renis Dobrës, policia jep detaje nga krimi i rëndë: Kush janë 4 autorët e dyshuar të krimit

Të paktën dy të vdekur në sulmin e ri rus me 400 dronë dhe raketa balistike në Ukrainë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.