Pak ditë më parë, një 34-vjeçar u gjend i vrarë në Zall Xhuxhe të Mirditës.
34-vjeçari, Eri Zefi njihej dhe me emrin Anton Zefi e kishte pasaportizimin në Adriatik të Kurbinit por jetonte në Durres ishte i martuar dhe babai i një fëmije.
Familjarët e Eri ose Anton Zefit, akuzojnë policinë se po tenton të manipulojë provat.
Një denoncim ka ardhur në Facebook-un e ish-kryeministrit Sali Berisha, ku një prej familjarëve të Zefit, i cili thekson se ende sot në vendin ku u vra Antoni janë 3 predha dhe 1 gëzhojë pistolete, ç’ka ngre dyshime të forta se policia nuk i ka mbledhur të gjitha provat dhe po kërkon t’i manipulojë ato.
Ja postimi i Berishës:
Familjaret e viktimes ne Zall Xhuxhe te Mirdites, Anton Zefi akuzojne narkopolicine per manipulim provash! sb
Pershendetje Sali Berisha jemi familjart e viktimes e vrasjes ndodhur ne zall gjugj te Mirdit para 3 ditsh te anton zefit. Kemi ardh ne vend ngjarje per homazhe kemi gjetur prova qe ekspertiza nuk e ka ba punen e duhur. Jan gjetur 3 predha edhe 1 gezhoje pistolete ne dyshojm qe organte vendore po kerkojn te manipolojn provat ne favor te autorve ne kerkojm ndimen tente me rrespekt nga familja te lutem jep maksimumin tand. Te lutem anonim adresen