12:10 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vrasja e 4 martirëve të demokracisë/ Gazetarët pyesin Metën: A ndiheni përgjegjës që keni votuar Gramoz Ruçin në krye të Kuvendit (Përgjigjet presidenti)

10:29 | 02/04/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vrasja e 4 martirëve të demokracisë/ Gazetarët pyesin Metën: A ndiheni përgjegjës që keni votuar Gramoz Ruçin në krye të Kuvendit (Përgjigjet presidenti)

Presidenti Meta ka qenë i pranishëm sot në qytetin e Shkodrës ku ka marrë pjesë në ceremoninë në nderim të 4 martirëve të demokracisë, që u vranë 30 vite më parë, në emër të një vendi më të lirë.

30 vite më parë, më 2 prill 1991 regjimi komunist vrau katër djem të rinj në Shkodër: Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Ceka, amanetin e të cilëve Meta tha se të gjithë duhet ta çojnë deri në fund, me mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

I pyetur nga gazetarët, nëse ndihej fajtor pse ka votuar Gramoz Ruçin (ministër i brendshëm në kohën kur ka ndodhur vrasja e 4-fishtë), Meta tha se ai do të shlyejë çdo gabim, me garancinë që do tiu japë shqiptarëve që në 25 Prill të votojnë lirisht.

“Sot bëhen 3 dekada, ku 4 djemtë tanë të mirë u vranë padrejtësisht, pikërisht se dolën në mbrojtje të demokracisë. Sot jemi këtu për të nderuar kujtimin e tyre të paharruar, por edhe për tu angazhuar se do ta çojmë deri në fund amanetin e tyre dhe dëshmorëve të tjerë që kanë rënë për demokraci në Shqipëri.

Ende Shqipëria vuan nga mungesa e zgjedhjeve të lira, dhe kapja e shtetit që ka marrë peng Integrimin, është momenti që të gjithë në 25 Prill të vendosim në shina demokracinë.

Unë jam i bindur se Shkodra do të jetë në krye të këtij marshimi, siç ka qenë dhe në kohërat më të errëta të vendit tonë.

Unë kam pasur ftesën si president për të qenë sot këtu, sepse ky është një moment tepër i rëndësishëm, pasi vendi është në një situatë kritike në një udhëkryq, nga e cila do të dalim me sukses, falë ndërgjegjësimit të qytetarëve.

Unë çdo përgjegjësi që kam do ta shlyej duke qenë në krye të mbrojtjes së demokracisë në 25 Prill, kështu do të ndërojmë të gjithë ata patriotë që u martirizuan”, u shpreh Meta gjatë fjalës së tij nga Shkodra.

(E.K/Faxweb.al)

Pas

“Me babanë ç’keni?! Ai është profesor…”. Arbër Çekaj reagon për herë të parë për arrestimin e të atit, shyhet seanca në Apel

Para

Të pranishëm përfaqësues të SHBA-ve/ Shtyhet seanca në apel për Adriatik Llallën, ja arsyeja

Para
Të pranishëm përfaqësues të SHBA-ve/ Shtyhet seanca në apel për Adriatik Llallën, ja arsyeja

Të pranishëm përfaqësues të SHBA-ve/ Shtyhet seanca në apel për Adriatik Llallën, ja arsyeja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rriten të ardhurat nga akciza, mbi 20 miliardë lekë të mbledhura

Elvis Pupa dhe bashkëshortja Belina akuzohen për kultivim kanabisi në Australi, aktori në arrati

Ngërçi politik në Kosovë, 20 përpjekje të dështuara për të konstituuar Kuvendin e Kosovës

Kriza e migracionit dhe tensionet me Gjykatën Europiane, Italia dhe Danimarka bashkohen me shtetet skeptike

Spiropali në Janinë: Objektiv ynë kombëtar, anëtarësimi në BE brenda vitit 2030

Zyrtare/ Fitoi çdo gjë dhe u kthye në një legjendë të klubit, Real Madrid i jep lamtumirën Carlo Ancelottit! Italiani gati për Brazilin

‘Policia barkas…’, momenti ku efektivët ‘mësyjnë’ në restorantin ku po drekonte Xhevdet Plaku dhe 6 të tjerët

Tragjedi në San Diego! Gjashtë të vdekur në rrëzimin e avionit privat, mes tyre edhe dy yje të Rock & Roll-it

Fletë votimi të falsifikuara dhe listë me emra zgjedhësish, vihet nën hetim pronari i lokalit në Peqin

Operacioni “Ura”/SPAK dhe Antimafia zbulojnë 29 të ndaluar, 12 në pranga, pjesa tjetër në kërkim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.