Duke u nisur nga statistikat e nxjerra nga polcia amerikane 1ë ka vrarë rreth 1000 persona brenda 2017 Edison Ypi shprehet se këta persona policia amerikane i vret për “shkaqe banale”.
“Ndër këto “motive banale”, jo që nuk ka ndodhur, por as është mundur të përfytyrohet të jenë, për shembull, sulm i armatosur ndaj Shtëpisë sl Bardhë, apo cilitdo institucion shtetëror. Nëse kjo do ndodhte, nuk përbën aspak çudi që numuri i të vrarëve të ishte me mijëra. Prandaj nuk është për tu habitur me ata të katër që policia shqiptare vrau pak vite më parë tek sulmonin Kryeministrinë dhe janë bërë refren propagandistik i klyshave të kurvit.”, shprehet Ypi.
Ai shton më tej se ambasadori amerikan i asaj kohe, i mahnitur për numurin aq të pakët të viktimave para një kërcënimi aq serioz të Demokracisë, e cilësoi Doktorin Burrë Shteti.
REAGIMI:
Doktori Burrë Shteti
Policia amerikane, policia e vendit më demokratik të botës, policia e vendit që bombardoi Serbinë dhe çliroi Kosovën, policia e vendit që po na ndihmon të bëjmë Reformën në Drejtësi dhe të rrasim në burg hajdutët, më 2013 vrau 779 amerikanë. Më 2014 po ajo polici vrau 1114 amerikanë. Më 2015 policia amerikane vrau 1220 amerikanë. Më 2016 policia amerikane vrau 1169 amerikanë. Më 2017 policia amerikane vrau 1188 amerikanë. Më 2018, deri më 5 janar, pra në vetëm 5 ditë, policia amerikane ka vrarë 17 amerikanë. Statistikat dëshmojnë se mes atyre që policia amerikane vret, janë 2 deri në 3 herë më tepër amerikanë me ngjyrë se amerikanë të bardhë. Shumica e amerikanëve që policia amerikane vret janë të paarmatosur. Mes atyre që vret policia amerikane ka edhe femra. Policia amerikane, qëllimi i sëcilës nuk është aspak të vrasi amerikanë por vetëm të mbrojë Demokracinë, vret pra mesatarisht 3 amerikanë në ditë. Për arsye nga më të ndryshmet. Të shumtat e atyre që policia amerikane vret janë njerëz të çmendur, sherrxhinj të rrezikshëm, mitomanë, ekstremistë, etj.
Pra policia amerikane vret përgjithësisht për shkaqe që në Shqipëri quhen “motive banale”. Ndër këto “motive banale”, jo që nuk ka ndodhur, por as është mundur të përfytyrohet të jenë, për shembull, sulm i armatosur ndaj Shtëpisë sl Bardhë, apo cilitdo institucion shtetëror. Nëse kjo do ndodhte, nuk përbën aspak çudi që numuri i të vrarëve të ishte me mijëra. Prandaj nuk është për tu habitur me ata të katër që policia shqiptare vrau pak vite më parë tek sulmonin Kryeministrinë dhe janë bërë refren propagandistik i klyshave të kurvit. Me këtë spjegohet gjithashtu pse ambasadori amerikan i asaj kohe, i mahnitur për numurin aq të pakët të viktimave para një kërcënimi aq serioz të Demokracisë, e cilësoi Doktorin Burrë Shteti. (J.V/Faxweb)