Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit ditën e sotme, ku pas një sherri banal midis dy personave, shtetasi Halil Koka ka ndërruar jetë pas plagosjes me thikë.
Teksa ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes, është identifikuar autori i vrasjes Ilir Koçija.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë zbardhjen e saj.