09:31 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vrasja e 41-vjeçarit në Kavajë, flet ish-burri i Marsidës: Fëmijët ishin me mua, më kanë ofruar…

18:49 | 10/10/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vrasja e 41-vjeçarit në Kavajë, flet ish-burri i Marsidës: Fëmijët ishin me mua, më kanë ofruar…

Etmond Sinka, babai i dy fëmijëve të Marsida Qatjas, është shprehur se në momentin e ngjarjes djali dhe vajza nuk kanë qenë në banesë por kanë qenë në shtëpinë e tij.

Ai deklaroi se me Marsiden janë ndarë prej katër vitesh me marrëveshje, por vijojnë të ruajnë një raport të mirë mes tyre, dhe se nuk kanë probleme.

“Fëmijët për fat të mirë kanë qenë të dy me mua mbrëmë, në shtëpinë time, pasi më kishte ardhur edhe motra. Janë shqetësuar nga ngjarja, sidomos djali që është 14 vjeç sepse shikon mediat, ndërsa vajza është 9 vjeçe dhe nuk e ke kuptuar çfarë ka ndodhur. Unë me Marsiden kemi raporte të mira, vazhdoj të flas edhe sot me familjarët e saj, ndërsa sa i takon jetës së saj, janë gjera personale”, u shpreh ai.

Sinka, duke folur për ngjarjen tragjike ku mbeti i vrarë me armë zjarri 41-vjeçari Dritan Haxholli dhe u plagos polici Bledar Toçi, tha se nuk ka njohje personale me ta.

Më tej ai deklaroi se kujdestarinë e fëmijëve e ka Marsida, por kohët e fundit, për shkak të lindjes së djalit të vogël, më së shumti fëmijët kanë qëndruar me të.

“Më kanë telefonuar për të më ofruar ndihmë psikologjike për fëmijët, por deri tani të dy janë mirë, nuk janë në gjende shoku”, pohoi ish-bashkëshorti i Marsidës, për Panoramën.

ZBARDHJA E DËSHMISË SË MARSIDA QATJAS:

“Shtetasja Marsida  Qatja  ka deklaruar se prej kohësh ka pasur  mardhënie me shtetasin Dritan Haxholli, marredhënie e cila sipas deklarimit te saj ka kohë që është ndërprerë por pavarësisht  ndërprerjes se marrdhënies, muajin e fundit shtetasi Dritan Haxholli  ka shkuar disa herë tek banesa e saj dhe ka insistuar për të kryer mardhënie me të”- bejne me dije burimet.

Shtetasja Marsida Qatja e ka refuzuar shtetasin Dritan Haxholli, por ai ka kembengulur dhe e ka shqetesuar serish.

Ajo kete problem e ka ndare me shtetasin Bledar Toci paraditen e djeshme dhe ai e ka siguruar se do ta zgjidhte kete gje me Dritanin

Në mbremjen e datës 09.10.2019 shtetasi  Bledar Toci ka shkuar në banesën e shtetases dhe ka qëndruar sëbashku me te, në prani edhe të dy personave te tjere, qe ishin shoke dhe njeheresh fqinj te Marsides.

Rreth orës  23:30 tek banesa e shtetases Marsida Qatja  ka shkuar shtetasi Dritan Haxholli, i cili ka pasur me vete edhe një arme zjarri automatik dhe me qytën e armës ka goditur dritaren e guzhinës së banesës së saj.

Ne keto kushte, Marsida ka komunikuar me te dhe e ka ftuar te vinte brenda per tu sqaruar.

Sapo ka hapur derën  e baneses së saj, Dritani eshte futur me arme në dorë dhe ka konstatuar se në banesë ndodhej shtetasi Bledar  Toci.

Dritan Haxholli ka qelluar me arme ne drejtim te tij duke plagosur ate. Bledari ka nxjerre pistoleten qe kishte me vete, ka shkëmbyer zjarr me shtetasin Dritan Haxholli i cili  ka mbetur i vdekur.

Etiketa: etmond sinkamarsida qatja
Pas

Studimi: Londra thith më shumë kokainë se këto 3 kryeqytete europianë bashkë

Para

Korrupsioni rrëzon qeverinë e shtetit europian, Parlamenti voton pro mocionit të mosbesimit

Para
Korrupsioni rrëzon qeverinë e shtetit europian, Parlamenti voton pro mocionit të mosbesimit

Korrupsioni rrëzon qeverinë e shtetit europian, Parlamenti voton pro mocionit të mosbesimit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rubio: SHBA-ja nuk është e përfshirë në sulmet kundër Iranit

Izraelitët përgatiten për hakmarrjen e Iranit, furnizohen me ushqime dhe ujë

Irani përgatit hakmarrjen pas sulmeve, SHBA apel qytetarëve në Izrael: Tregoni kujdes për sigurinë tuaj

Arrestohet 23-vjeçarja që bashkëpunoi në dy vjedhje me dhunë, në kërkim bashkëpunëtori(EMRAT)

Vijon edhe sot në Kosovë seanca për rastin “Banjska”, zbardhen dëshmitë e policëve

Zbulohet rasti i lojërave të fatit të paligjshme në Korçë, arrestohen dy persona

Izraeli godet “zemrën” e programit bërthamor iranian! Vriten dy shkencëtarë të lartë në Teheran

Spanjë/ Kryeministri spanjoll kërkon ndjesë për skandalin e korrupsionit, opozita i kërkon dorëheqjen

Irani hakmerret ndaj Izraelit, lëshon mbi 100 dronë, kundërpërgjigjen aeroplanët luftarakë izraelitë

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Tregjet globale tronditen pas sulmit izraelit ndaj Iranit, çmimet e arit dhe naftës rriten ndjeshëm

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.