Një video e publikuar së fundmi, e cila në përmbajtje të saj ka skena të tmerrshme horrori, ku një i burgosur shqiptar sulmohet nga dy të burgosur të tjerë në burgun grek të Korydhalos, ka bërë xhiron e rrjetit.
Bëhet fjalë për Albert Bako shqiptarin i cili u vra në burgun grek, nga dy të burgosur të tjerë në 14 janar. Në video vihen re përplasjet e Bakos me të burgosurit e tjerë për tu mbrojtur, ndërkohë policia nuk ka mundur të reagojë për të ndaluar situatën (lexo këtu).
Lidhur me këtë ka reaguar edhe ish-kryeministri Berisha i cili përmes një statusi në rrjetet sociale ka deklaruar se, burgjet e vendit fqinj janë shndërruar në thertore për shqiptarët.
Berisha ju ka bërë thirrje organeve ndërkombëtare të politikës dhe drejtësisë që të zbardhin ngjajren duke u dhënë dënimin e merituar autorëve si dhe ka dënuar heshtjen e institucioneve shtetërore në Shqipëri për krimin në fjalë
Reagimi i Sali Berishës:
Burgjet e Greqise si thertore per shqiptaret!
Te dashur miq, keto dite gazata e madhe greke “To Vima” publikoi videon me pamje te llahtarshme te therjese se Albert Bakos ne burgun famkeq te Koridhalos ne Greqi.
Ky krim i shemtuar, therja njelloj si ne nje thertore te te burgosurit te radhes shqiptar eshte deshmi e nje situate mesjetare çnjerezore qe ekziston per shqiptaret ne burgjet e nje vendi anetar te Keshillit te Europes, Bashkimit Europian dhe NATOs.
Denoj me ashpersin me te madhe therjen e te burgosurit te radhes ne burgjet e Greqise, iu bej thirrje organizatave, Komisionit te te Drejtave te Njeriut ne OKB, ne Parlamentin Europian dhe Keshillin e Europes si dhe Amnisty International dhe Helsinki Watch te denojne kete krim makaber dhe te vendosin para pergjegjesise autoritetet greke per serialin e vrasjeve, therjeve, torturave çnjerezore qe iu rezervohet shqiptareve ne burgjet e tyre.
Denoj me ashpersine me te madhe heshtjen kriminale te Zografit bis para ketij krimi te shemtuar dhe krimeve te tjera te makaber qe kryhen njera pas tjeters ndaj shqiptareve.
Se fundi, falenderoj mediat dhe opoziten greke qe denoncuan krimin e shemtuar. sb
(F.GJ/FAXWEB.AL)