10:03 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Vrasja e ambasadorit rus, Turqia ndalon publikimin e çdo lajmi: Ndikojnë negativisht mbi hetimet

11:53 | 28/12/2016
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vrasja e ambasadorit rus, Turqia ndalon publikimin e çdo lajmi:  Ndikojnë negativisht mbi hetimet

Jevgenij Satanovski, orientalisti i njohur dhe kryetari i Institutit Rus për Lindjen e Mesme ka dhënë një varg deklaratash për vrasjen e ambasadorit rus. Në një intervistë të dhënë për prgramin “Dy deri në pesë”, për radion “Vesti” është shprehur se  atentatori  Mevlut Mert Altuntash ka qënë pjesë  e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në Turqi, e cila e drejton vendin që prej  vitit 2002.

 “Deklaratat e Turqisë, sidomos ato të kryetarit të bashkisë së Ankarasë, Melih Gokçek, nuk janë veçse përralla për t’ua treguar gjysheve në mbrëmje, sepse fëmijët nuk i besojnë”, është shprehur ai, shkruan një portal online.

Pyetjes se a do të ndikojë ky akt në marrëdhëniet e brishta dhe të saporregulluara disi mes Turqisë dhe Rusisë, specialisti rus për çështjet e Lidhjes së Mesme i është shprehur se për të ky rezulton të jetë një akt i kryer jo nga ana e turqve, por nëse del e kundërta atëherë po, marrëdhëniet ndikohen, madje shumë rëndë” ka thënë ai. Ndërsa një tjetër specialist, turkologu dhe njëherazi drejtori i Qendrës Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomacisë Publike, Vladimir Avatkovi, i intervistuar nga gazeta “Euro Asia Daily”, është shprehur se të thuash se Alltuntashi ishte pjesë e lëvizjes “Gylen” është e palogjikshme.  

Po kështu pas këtyre akuzave  qeveria turke ka marrë vendim të menjëhershëm për ndalimin e transmetimit të lajmeve lidhur me vrasjen e ambasadorit rus javën e shkuar, duke qenë se kjo mund të ndikojë negativisht hetimet që janë në proces e sipër.

Ndërkohë, Edvard Limonovi,  kryetari i një prej partive kryesore opozitare në Rusi, siç është Partia Bolshevike Kombëtare, tha se ky nuk është fare “provokim”, siç e ka cilësuar presidenti ynë.

“Nuk është sekret që në 16 dhjetor në Halep u kapën plot 61 oficerë të lartë të NATO­s, mes të cilëve kishte edhe turq. Kjo është një hakmarrje, atentatori bërtiti për Halepin, ngase e dinte që do të vdiste për disa minuta. Erdogani është një aleat gënjeshtar. Në thelb, nga ana e tyre marrëdhëniet nuk janë përmirësuar asnjëherë. Gjithçka është dukur si përmirësim vetëm sajë naivitetit tonë. Rusia duhet të shkëpusë menjëherë marrëdhëniet dhe të largojë ambasadorin turk nga Rusia” u shpreh ai.

Për autorin e vrasjes si babai i tij, si  edhe shumë shokë të afërt tregojnë se ai kishte nisur të shoqërohej dhe të jetonte me persona të përfshirë në grupime që sot cilësohen si celula parapërgatitore për El­Nusra.  (J.V/Shuplaka)

Etiketa: Rusiaturqiavrasja e ambasadorit
Pas

Braçe ‘’i hidhet në kokë’’ Kokëdhimës e Blushit: Njëri miliarder me paratë e popullit, tjetri i paditur

Para

Blendi Fevziu, nga refuzimi i ‘’doktorit’’ te paga dhe orat e shtrenjta, ja përgjigjet e gazetarit

Para
Blendi Fevziu: Libri i radhës për doktorin

Blendi Fevziu, nga refuzimi i ‘’doktorit’’ te paga dhe orat e shtrenjta, ja përgjigjet e gazetarit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbërrin në Sarandë anija luksoze “SeaBourn Encore” me 570 turistë në bord

Konkursi për ‘rijetësimin’ e rezidencave qeveritare/ Rama: T’i kthejmë në funksion me interes publik, zhvillojmë një strukturë të re financiare për shtetin

Finalizohet operacioni policor i koduar “Reagimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes.

Zbulohet një ambient i përshtatur për Call Center në Tiranë/ Vihen në pranga dy administratorët

Gjirokastër/ Me kallashnikov me vete dhe kokainë, arrestohet 18-vjeçari nga Lazarati

‘Çmenden’ çmimet e biletave në tregun e zi, 1500 euro për të parë Shqipëri – Serbi në stadium

Zbardhen emrat e 4 të arrestuarve për falimentimin e qëllimshëm të 7 fasonerive, italiani tenton arratisjen për të shmangur tatimet

NATO konfirmon ftesën për Ukrainën në samitin e qershorit! Komisioni i BE-së: Plan për refugjatët

Greqia partneri i tretë tregtar, eksportet arritën 8,5 miliardë lekë

Ndotja akustike gjatë sezonit veror, policia gjobit lokalin e natës pas ankesave të banorëve në Ksamil

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.