13:20 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vrasja e Arben Bilalit, zbulohet prova që e fundosi të fortin e ”Myslym Shyrit”

10:37 | 31/05/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Profil/ Kush është Gjergj Cukali, i forti i ‘Myslym Shyrit” dhe mik i Shullazit. I përfshirë në rrëmbim personi dhe vrasje

Gjergj Cukali dhe Arben Bilali

Gjergj Cukali është i dyshuari kryesor sipas policisë për vrasjen e 50 vjeçarit Arben Bilali, ish-policit që u ekzekutua në zonën e Selitës në Tiranë, ngjarje e cila ndodhi në 30 Janar të këtij viti në zonën e Selitës në Tiranë. (Lexo edhe ketu) 

Gjergji Cukali, i njohur si ‘’i forti i Myslym Shyrit” është arrestuar nga ana e Policisë së Tiranës edhe disa herë të tjera por më pas është lënë i lirë, në rrethana ende të paqarta. (Lexo edhe ketu) 

Mësohet se përfshirja e Gjergj Cukalit në vrasje është zbuluar nëpërmjet analizës së ADN-së të marrë nga një shishe uji.

40 vjeçari, mik i ngushtë i Emiljano Shullazit, rezulton i dënuar më parë për veprat penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’”,  “Armëmbajtja  pa leje” dhe “Rrëmbim personi”.

Kush është Gjergj Cukali, lidhjet e tij me krimin:

Gjergji Cukali është një nga personazhet më të njohur për Policinë e kryeqytetit. Ai njihet edhe si një nga “të fortët” e rrugës “Myslym Shyri” në Tiranë pas disa ngjarjeve të përsëritura në këtë lokalitet, ku i dënuari e ka përqendruar aktivitetin e tij.

Më 24 nëntor 2006, Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Gjergji Cukalin me akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë ndaj shtetasit Fajton Demirlika në vitin 2004.

Dënimi i dhënë ndaj Cukalit ishte dhjetë vjet burg, ndërkohë fajtorë u deklaruan edhe pesë persona të tjerë të pandehur në lidhje me ngjarjen e pengmarrjes së ndodhur në rrugën “Myslym Shyri”.

Kjo ishte një nga ngjarjet më të bujshme dhe më publike, për të cilat u akuzua Gjergji Cukali. Ngjarja kishte si motiv një konflikt për 100 mijë euro.

Ndërkohë që ai mbaroi dënimin për pengmarrjen e Demirlikës, i ndihmuar edhe nga amnistia që i fali një vit burg, problemet e të riut me policinë nuk kanë mbaruar.

Më 20 gusht 2012, nga Komisariati i Policisë nr.2 Tiranë u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Gjergji Cukali, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

Arrestimi i tij është bërë asokohe pasi sipas policisë, gjatë një kontrolli u kap nga patrulla e Policisë me një armë zjarri pistoletë pa leje dhe me një krehër me 17 fishekë.

Nderkohe ne korrik te vitit 2016, policia finalizoi nje aksion pas hetimeve te prokurorise për grupin e Gjergj Cukalit.

Gjatë hetimit për personat shpërndarës të drogës u konstatua se furnitori i tyre ishte Gjergj Cukali.

Njoftimi i policisë për arrestimin e sotëm:

Kapet dhe ndalohet autori i dyshuar i kësaj ngjarje

Në pranga 40 vjeçari i dënuar më parë për disa vepra penale .

Sektori i Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës dhe Pronës, në D.V.P.Tiranë, në bashkëpunim me  Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë,  në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 30.01.2019, ku në rrugën ‘’Isuf Banka’’ në Tiranë,  është vrarë me armë zjarri shtetasi A.B., 50 vjeç, pas një pune të mirëorganizuar  është arritur të bëhet zbulimi dhe dokumentimi ligjor i kësaj ngjarje, ku është bërë kapja dhe  ndalimi i autorit të dyshuar:

Gj. C., 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’”,  “Armëmbajtja  pa leje” dhe “Rrëmbim personi”

Materialet në ngarkim të shtetasit Gj. C., iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake”.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: Arben Bilaligjergj cukalii forti i myslym shyritzbardhet vrasja e arben bilalit
Pas

Shkrihet parlamenti, Izraeli shkon sërish në zgjedhje

Para

U arrestua gjatë aksionit të bujshëm në Kosovë, shpallet ”non grata” shtetasi rus

Para
U arrestua gjatë aksionit të bujshëm në Kosovë, shpallet ”non grata” shtetasi rus

U arrestua gjatë aksionit të bujshëm në Kosovë, shpallet ''non grata" shtetasi rus

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kërcënimet ndaj vajzës së kryeministres Meloni, autor rezulton një profesor gjermanishteje: Gjest impulsiv prej budallai

Tiranë/ Të implikuar në shitje kokaine dhe hashashi, 3 të arrestuar në kryeqytet! Njëri e hodhi drogën nga dritarja e makinës

E rëndë në Durrës/ Policia Kufitare gjen 2 turistë me motor uji të fikur në det, njëri vdes në port, tjetri dërgohet në spital!

Greqi/ Bie nga lartësia në Korfuz, plagoset turisti

Akuzohen për korrupsion, Turqia arreston 4 anëtarë të tjerë të opozitës

Hasani, vizita zyrtare në Qipro dhe Greqi

Aksident në aksin rrugor Korçë -Bilisht/ Automjeti përplaset me motorin, humb jetën 67-vjeçari

Në kërkim të azilit në Britani/ Më shumë se 1,000 emigrantë kalojnë Kanalin e La Manshit në një ditë

Përgjaket Parisi, 2 të vdekur mes festimeve të PSG-së për fitoren në Ligën e Kampioneve

Gjermani/ Zjarr në spitalin e Hamburgut, 3 të vdekur dhe mbi 50 të plagosur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.