Portugezi Ruben Saraiva i cili është i dyshuar si autor për vrasjen e biznesmenit Ardjan Nikulaj, është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Lezhës. Në këte seancë Saraiven kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë.
Avokati i Saraiven, Kujtim Cakrani, tha pas përfundimit të seancës se nuk ka asnjë provë ndërsa prokuroria ka kërkuar sende personale nga Maroku, por i kanë kërkuar prokurorisë të zgjerojë hetimin.
28-vjeçari portugez u ekstradua në Shqipëri me 31 dhjetor të 2023 dhe akuzohet për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Discussion about this post