Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj për vrasjen e Artan Cukut ka mbledhur me urgjencë drejtuesit e policisë.
Mbledhja urgjente po zhvillohet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe marrin pjesë Drejtuesi i Përgjithshëm i Policisë Haki Çako, dy prokurorë të Krimeve të Rënda dhe drejtuesit e policisë së kryeqytetit.
Sipas informaconeve deri më tanishme, sipas dëshmisë së administratorit të pallatit ku u vra Artan Cuku është zbuluar veshja e një atentatorëve. Gjithashtu, gruaja e viktimës dhe administratori i pallatit kanë deklaruar se e kanë parë vrasësin. (J.V/Shuplaka)