Gazetari Klodian Tomorri thotë se vendi është kthyer në një ndyrësirë që nuk ja vlen të jetohet.
”Ju që jeni prindër keni një detyrim madhor. Largojini fëmijët nga kjo ndyrësirë.”, shkruan Tomorri. Gazetari ka marrë shkas nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot, vrasja e ish-zyrtarit të lartë të Policisë, Artan Cuku.
”Krimi ngre dorë kundër shtetit dhe ekzekuton ish-drejtorin e policisë. Nuk është në Meksikë, por në Shqipëri”, thekson gazetari.
Drejtori i policisë u vra pabesisht në derën e shtëpisë së tij pranë zonës së Liqenit Artificial. Po ashtu situata e drogës vijon të jetë e nderë në Shqipëri dhe sidomos kultivimit të kanabisit. (D.D/Shuplaka)