Të tjera detaje dalin pas atentatit të dy ditëve më parë, si pasojë e të cilit humbi jetën ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Artan Cuku.
Sipas hetimeve të policisë, ish-shefi i krimeve është sulmuar sëpaku nga dy persona të cilët mendohet se janë larguar me motor. Ne skenën e krimit, policia e cila ka kryer kontrolle edhe gjatë ditës së djeshme, në kërkim të armë të krimit kanë zbuluar një qese me rroba të hedhura pas Postës nr.8, prandaj ato janë dërguar për analiza shkencore në Laboratorin e Kriminalistikës.
Bardhë e blutë dyshojnë se qesja me rroba i përket autorëve të krimit.
Ish-shefi i krimeve Artan cuku mbrëmjen e së shtunës është ekzekutuar pak pasi u nda nga gruaja Mariola dhe dy fëmijët, djali dhe vajza, të cilët ishin ngjitur për në banesë, ndërkohë që ai i ishte drejtuar nje marketi për të blerë.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:00 në “Rrugën e Kosovarëve”, ku Cuku iu mor jeta në mënyrë të padrejtë nga dy persona me motor, të cilët e qëlluan me armë zjarri. (D.D/Shuplaka)