Për vrasjen e Dritan Cukut, i cili mbeti i vrarë nga 5 plumba mbrëmjen e djeshme afër banesës së tij në kryqyqtet sot ka folur për këtë ngjarje edhe adminsitratori i pallatit.
“Para se të ndodhte ngjarja pashë një djalë të ri në pallat, te shkallët. Djali ishte i veshur me të zeza dhe me një kapele në kokë. Djali po shkruante ne telefon dhe e mbante kokën poshtë. E pashë që po qëndronte aty dhe e pyeta çfarë po kërkonte. Djali më tha që po priste që tj’a sillnin celësin. Nuk munda ta shoh në fytyrë dhe më pas u largua. Artan Cuku kishte dy vjet që jetonte në këtë pallat. ”, dëshmon administratori i pallatit.
Po kështu sipas Report Tv njëri prej atentaorëve është parë edhe nga gruaja e Artan Cukut. (J.V/Shuplaka)