Ditën e djeshme u arrestua vrasësi i dyshuar i komisarit Artan Cukut, Mikel Shallari. I riu 24 vjeçar nga Kuçova është arrestuar pranë “Pallatit me Shigjeta” në kryeqytet, ndërsa deri më tani ai vetë nuk e pranon autorsine e krimit.
Sipas “Report Tv”, shkaku që ka çuar në vrasjen e Cukut është hakmarrja, pavarësisht se kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga policia.
Shallari mësohet të jetë ekzekutuesi, ndërkohë që nuk ka pranuar që të flasë për porositësit e tij. Mendohet se i riu ka marrë një shumë prej 25 mijë eurosh, në këmbim të vrasjes së Cukut.
Për zbardhjen e këtij Krimi policia vendosi dhe një shpërblim prej 10 milion lekë për të identifikuar Mikel Shallarin ndërsa të gjitha informacionet e publikut kanë qenë të pakta për të identifikuar të riun i cili u zbulua vetëm falë ADN-s.
Shallari prej disa kohësh jetonte në Tiranë në një godinë pranë qytetit Studenti ndërsa nga data 8 prill që kreu krimin rezulton se ka tentuar disa herë të largohet jashtë vendit. (E.K/SHUPLAKA)