Gazetarja Anila Hoxha deklaroi nse vrasja e avokatit Ravik Gurra ka ndodhur për shkak të detyrës.
Duke dhënë detaje nga hetimet, Hoxha ka dhënë edhe identikitin e vrasësit të avokatit Gurra. Sipas saj, vrasësi është rreth 35 vjeç dhe 1,73 metra i gjatë.
Anila Hoxha tha se vrasja është bërë nga killer me pagesë, por gjithsesi hetimet janë në fillim të tyre.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit ku është qëlluar për vdekje avokati Ravik Gurra, 50-vjeç i cili ka ndjekur procesin gjyqësor për rreth 5 vite ndaj fisit Çapaj si dhe atë të Emiliano Shullazit.
Në momentin e atentatit Gurra ishte ulur në ambientet e jashtme të një lokali dhe është qëlluar me breshëri me pistoletë të cilës i ka qenë vënë silensiator. Gurra ka humbur jetën në vend nga të shtënat me breshëri, pavarësisht ndihmës së parë nga personat që ndodheshin pranë vendin e ngjarjes.