02:47 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vrasja e avokatit të Shullazit, Artan Hoxha jep detajet tronditëse: E paralajmërova para 8 muajsh

15:51 | 23/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vrasja e avokatit të Shullazit, Artan Hoxha jep detajet tronditëse: E paralajmërova para 8 muajsh

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje të reja tronditëse lidhur me vrasjen e avokatit të Shullazit mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit.

Sipas gazetarit Hoxha vrasja mafioze e avokatit Ravik Gurra është dëshmia më e qartë se në çfarë niveli është ngritur krimi i organizuar në vend.

Hoxha, vrasjen e avoktit e ka krahasuar me ngjarjen në Beograd në vitin 2018, ku u vra avokati i njohur, Dragoslav Ognjanoviç (57 vjeç) para banesës së tij.

 

Artan Hoxha shprehet se “Ngjarjet ngjajne si dy pika uji, jo thjeshte per ate cfare te dy avokatet perfaqesonin apo mbronin ne profesionin e tyre, por per faktin se askush nuk i degjoi sirenat e alarmit ne kohen e duhur per ti dale perpara te keqes.”.

Postimi i plotë:

 

Vrasja e avokatit të njohur, Dragoslav Ognjanoviç (57 vjeç) para baneses se tij ne Beograd, veren e kaluar, me nxiti te publikoja nje status me 31 korrik 2018, dhe te beja nje paralelizem te situates kriminale ne Serbi me ate qe po kalonte Shqiperia.

Per fat te keq nuk jane mbushur as 8 muaj, nga ky alarm dhe ja ku mberritem. Ekzekutimi tipik mafioz i avokatit te njohur Ravik Gurra, dje ne mbremje ne nje kafe ne qender te Elbasanit, eshte deshmia me e qarte se ne cfare niveli eshte ngjitur krimi i organizuar ne vend.

Ngjarjet ngjajne si dy pika uji, jo thjeshte per ate cfare te dy avokatet perfaqesonin apo mbronin ne profesionin e tyre, por per faktin se askush nuk i degjoi sirenat e alarmit ne kohen e duhur per ti dale perpara te keqes.

“Kritikët shprehen se lidhjet e klaneve të drogës dhe politikës po dalin jashtë kontrollit”,

shkroi shtypi i Beogradit pas vrasjes së avokatit të njohur, Dragoslav Ognjanoviç. Ai ishte viktima e 19-të në këtë vit lufte të ashpër mes bandave kriminale në Serbi.

Në vitet e fundit klientët e Ognjanovicit ishin disa nga figurat më të njohura të botës serbe të krimit. Vrasja shkaktoi një grevë njëjavore të kolegëve të tij në të gjithë Serbinë.

 

“Kush do të guxojë tani të ofrojë konsulencën ligjore për klientët që kanë të bëjnë me grupet e mafias dhe vrasjet?”, thotë Bozo Preleviç, avokat i njohur dhe ish-bashkëministër”.

 

Ajo qe ka ndodhur vitet e fundit ne Serbi mes dy grupeve me te forta kriminale, Shkaljari dhe Kavac me origjine nga zona e Kotorrit ne Malin e Zi, duket si nje foto kopje e serialit kriminal qe vazhdon te mos kursej jeten e askujt ne Elbasan. Dhe si gjithnje shkaqet jane te njejta, lufta per trafikun e narkotikeve dhe kontroll te territorit, e kombinuar me mbeshtetjen politike dhe korruptimin e policise apo sistemit te drejtesise kane cuar ne te njejtin bilanc tragjik viktimash. Shoqata e avokateve ne Tirane ka lajmeruar dhe ne oret e vone te nates se do te ndjek shembullin e kolegeve te saj ne Beograd duke bojkotuar proceset gjyqesore.

 

Por a eshte kjo zgjidhja?!!!

Konkluzioni eshte i njejte ne te dyja rastet:

“Vrasësit i kanë dërguar një mesazh të qartë drejtësisë dhe avokatëve”….

Etiketa: artan hoxhadetajeRavik Gurravrasje
Pas

“Asnjë premtim për qytetarët, vetëm për oligarkët” , PD: 4 gjërat që do mbahet mend Veliaj

Para

Djali i Baton Haxhiut në lidhje të ngushta me Rusinë, ja çfarë posti mban atje

Para
Dhuna në Kuvendin maqedonas, Haxhiu: E organizuar nga Gruevski, ka dhe mbështetje nga Shqipëria

Djali i Baton Haxhiut në lidhje të ngushta me Rusinë, ja çfarë posti mban atje

Discussion about this post

 



Të Fundit

Numërohen 7 kuti nga 245 në Lezhë, PD merr 947 vota, PS 625

Numërohen 8/449 kuti votimi në qarkun e Vlorës, PS kryeson ndaj PD, e treta renditet Nisma Shqipëria Bëhet

Numërimi në Lezhë/ PD kryeson në tre kutitë e para, surprizë mungesa votave për PSD

Nis numërimi i votave në Lushnjë, si ndahen votat mes PS, PD, Mundësisë dhe ‘Djathtas për Zhvillim’

Nis numërimi i votave në Lezhë, koalicioni PD-ASHM në avantazh me mbi 50%. Ja sa vota merr PS

Dalin rezultatet e para nga Kukësi në Qendrën e Votimit 001

Qarku Dibër nis numërimin, hapen 4 kutitë e para/ 2 Qendra Votimi në Mat dhe 2 në Klos, kryeson PS me 551, PD me 326 e treta vjen Mundësia me 8 vota

KQZ merr në dorë vlerësimin e zarfeve “B” kur nuk kryhet nga strukturat përkatëse

Hapet kutia e parë e Tiranës, kryeson PD me 45%, ndiqet nga PS

Rezultatet e votave për zgjedhjet parlamentare 2025, ndiqini në kohë reale në Fax News!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.