22:35 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vrasja e Behar Sofisë, ‘zbërthehet’ Ernejt Shyti, nofkat e pjestarëve të grupit: Do bëja dhe dy vrasje të tjera, një në Kamëz, tjetrën në Gjermani për 500 mijë euro

14:02 | 14/04/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vrasja e Behar Sofisë, ‘zbërthehet’ Ernejt Shyti, nofkat e pjestarëve të grupit: Do bëja dhe dy vrasje të tjera, një në Kamëz, tjetrën në Gjermani për 500 mijë euro

Ernejt Shyti, ekzekutori i biznesmenit, Behar Sofia, i cili ka marrë edhe statusin e bashkëpunëtirit vijon të japë dëshminë përapara togave të zeza. Në dëshminë e tij përpara gjykatës ai ka zbuluar edhe nofkat ndaj dy të arrestuarve si pjesmarrës në atentatin që tronditi kryeqytetin 2 vite më parë. Sipas Tij, Skëndër Vathi Thirrej si “Dajo”, ndërsa “Djali i ri”, u identifikua Leonard Xhixha.

Më tej ai ka treguar edhe për takimet për dy të pandehurit e lartëpermendur.  Për Vathin, ai tha se është takuar para ngjarjes tek terminali pranë, Qytetit Studentit, ndërsa ditën e ngjarjes nuk i kishte dalë në takim pranë liqenit artificial. Shyti foli edhe për dy vrasje të tjera që kishte përgatitur grupi, atë të një 34-vjeçari në Kamëz dhe te një tjetët shtetasi në Gjermani.

“Për asnjërin nuk kisha as emër as fotografi. Xhuljano Vishaj më kishte porositur por pa më dhënë detaje. Për vrasjen në Kamëz më kishte thënë që do e kryente vetë, ndërsa atë në Gjermani do e kryeja unë përkundrejt 500 mijë eurove”.

23 ditë ka zgjatur vëzhgimi i Behar Sofisë nga Ernejt Shytaj, madje tregon edhe një episod konkret.

“Disa ditë para ngjarjes, e kam ndjekur Behar Sofinë nga Piramida deri tek ish-ekspozita. E identifikova por nuk e kreva dot vrasjen. Atentatin ndaj Behar Sofisë e bëra për 50 milion lekë, paratë nuk i mora asnjëherë, pavarësisht se Xhuljano Visha më kishte thënë se do ti merrja 3 ditë pas ngjarjes.

Bujar Lezën e kam takuar për biçikletën, me Xhuljano Vishën, më pas më ka pyetur edhe nëse do i ndërroja rrobat kur të kryeja ekzekutimin. Mësova se Bujari i kishte thënë Xhulios se edhe armën e kishte gjetur. Vrasjen më tha Visha do e bënte për hasmëri, por se për çfarë dhe nga kush ishte porositur nuk e di. Ditën e krimit, nuk mu shkrep arma, e mbusha dhe pastaj qëllova dy herë. Skënder Vathi do më merrte te Liqeni Artificial, por nuk erdhi.

Kam ikur drejt Malit të Zi me vëllain dhe Xhuljano Vishën, nuk kemi ndaluar askund as për të ngrënë. Për komunikim me anëtarët e grupit, kisha një telefon të markës “Iphone” që ma dha Xhuljano Visha të cilit ia ktheva dhe një “Nokia” që ma dha Leonard Xhixha. Ky i fundit, kur kam kryer vrasjen, ka qenë duke vëzhguar shenjestrën, kur kaloi te trotuari, më ka thënë se jam këtu afër dhe se po shkonte te lokali”.

Gjatë seancës, pati një ndërhyrje nga kafazi i qelqtë edhe Bujar Laze, i cili tha se dikush e ka mësuar bashkëpunëtorin e drejtësisë ta përmendi biçikletën dhe që sipas tij, Ernejt Shyti po e pranonte se nuk kishte njohje me Lezën.

Gjykata thirri të paraqiten në seancën e ardhshme 3 dëshmitarë, ndërsa po gjatë kësaj seance që do mbahet më datë 20 prill në orën 14:00, do të jenë të pandehurit që do të japin deklarimet e tyre. Ata janë Skënder Vathi, Xhuljano Visha, Leonard Xhixha dhe Bujar Leza.

Pas

Rrezikuan jetën e policëve gjatë aksionit, arrestohen 4 persona në Korçë, mes tyre një vajzë

Para

Kush është futbollisti shqiptar që u përplas për vdekje nga kamioni në Itali

Para
Kush është futbollisti shqiptar që u përplas për vdekje nga kamioni në Itali

Kush është futbollisti shqiptar që u përplas për vdekje nga kamioni në Itali

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pritet të përdoret edhe nga Trump… Pentagoni pranon avionin nga Katari

Miliarda pako nga TEMU nuk do të jenë më me transport falas? Zbulohet plani që ‘mërziti’ blerësit online

Agjencia Evropiane e Barnave: Adoleshentët evropianë të ekspozuar ndaj rreziqeve të reja të varësisë

FOTOT| Trafik kokaine dhe heroine, kush janë shqiptarët e organizatës kriminale

Pas zgjedhjeve, deputetët kthehen javën që vjen në Kuvend! Në shtator marrin detyrën të rinjtë

Tragjike në Alpet e Zvicrës, orteku i merr jetën dy alpinistëve italianë

“Ka 12 deri në 18 muaj jetë”, ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin

Trump përplaset me Presidentin e Afrikës së Jugut për “gjenocidin ndaj të bardhëve”

Turma të mëdha njerëzish presin në radhë të gjata për ushqim në Gaza

Zelensky flet me shefin e NATO-s, thekson nevojën për rritje të presionit ndaj Rusisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.