20:20 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vrasja e biznesmenit Polia, arrestohen tre persona. Një tjetër shpallet në kërkim (Detaje)

13:42 | 25/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ngjarja e rëndë me një viktimë në Shkodër, zbulohen detaje të reja

Për vrasjen e biznesmenit Nard Polia, Policia e Shkodrës ka arrestuar 3 persona, dhe ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes. (LEXO EDHE)

3 të arrestuarit janë Alfred Martini, Gilbert Toma dhe Kleandro Toma.

3 të rinjtë e arrestuar janë banues në Shkodër dhe dyshohet se kanë ndihmuar shtetasin K.S në vrasjen e Polisë. Autori i dyshuar i ngjarjes K.S është shpallur në kërkim nga ana e policisë.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 7 telefona, 17 fishekë të kalibrave të ndryshëm, targa të ndryshme automjetesh shqiptare dhe të huaja dhe dokumenta të ndryshme.

”Gjatë veprimeve hetimore u bë e mundur sekuestrimi i automjetit i cili është përdorur nga autorët për  ndjekjen e viktimës, orientimin e ekzekutorit, kryerjen e vrasjes, djegien e motorrit dhe largimin bashkë me ekzekutorin”, njofton Policia e Shkodres.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për dokumentimin e plotë  me prova ligjore të autorësisë së vrasjes së shtetasit N. P., më datë 20.03.2019.

Finalizohet operacioni “Step By Step”.

Në pranga tre bashkëpuntorët kryesorë të autorit të dyshuar të vrasjes.

Shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Gjatë paradites së sotme, pas një pune të mirëorganizuar nga ana e D.V.P. Shkodër, në bashkëpunim me forcat Operacionale të D.P.P. Shtetit Tiranë, dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, u bë finalizimi i operacionit “Step By Step” në lidhje me vrasjen e shtetasit N. P., ndodhur më datë 20.03.2019.

Në këtë kuadër u bë ndalimi i shtetasve:

– G. T., 26 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Bashkia Shkodër.

– K. T., 29 vjeç, lindur dhe banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër.

– A. M., 20 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit K. S., 27  vjeç dhe po punohet për gjetjen dhe kapjen e tij.

Pas hetimeve intensive të kryera nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër, rezulton se shtetasit e lartpërmendur dyshohen se drejtpërdrejt me veprimet e kryera kanë mbështetur me logjistikë dhe armatim, ndjekur, strehuar, organizuar dhe kryer në bashkëpunim këtë vrasje.

Pas një pune intensive, ndjekjeje me metodat speciale të hetimit, u bë sigurimi i provave materiale dhe shkencore të cilat çuan në dokumentimin ligjor të kësaj ngjarje.

Gjatë veprimeve hetimore u bë e mundur sekuestrimi i automjetit i cili është përdorur nga autorët për  ndjekjen e viktimës, orientimin e ekzekutorit, kryerjen e vrasjes, djegien e motorrit dhe largimin bashkë me ekzekutorin.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 7 telefona, 17 fishekë të kalibrave të ndryshëm, targa të ndryshme automjetesh shqiptare dhe të huaja dhe dokumenta të ndryshme.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe mbi motivin e kësaj ngjarje dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimit dhe mbajtes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 78-25 e 278 të Kodit Penal.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: 3 te arrestuarAlfred Martiniautori ne kerkimGilbert TomaKleandro Tomanard poliaPolicia e Shkodreszbardhet vrasja e polise
Pas

Emërohet drejtori i ri i Policisë së Tiranës (Emri)

Para

”Ku ti jap fëmijëve për të ngrënë”, banesat sociale në Vlorë mes ujërave të zeza dhe mbeturinave (Video)

Para
”Ku ti jap fëmijëve për të ngrënë”, banesat sociale në Vlorë mes ujërave të zeza dhe mbeturinave (Video)

''Ku ti jap fëmijëve për të ngrënë", banesat sociale në Vlorë mes ujërave të zeza dhe mbeturinave (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Partizani feston në Ohër, një gol i nderon ndaj Dinamos në miqësore

Mbetën në mes të detit me kanoe pasi u zunë ‘mat’ nga koha e keqe, 16 persona në Borsh alarmojnë policinë

Kurti pas takimit me liderët politikë: Ofruam dy kompromise, por përgjegjësia për Kuvendin është e përbashkët

‘I uroj suksese ushtarëve tanë’, Putin: Jam i bindur se Rusia do ta fitojë luftën me Ukrainën

Ngërçi politik në Kosovë/ Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive, Abdixhiku: Një farsë publike, qëndrimet ishin të njëjta

Orban paralajmëron për rrezik të luftës nëse Ukraina pranohet në NATO

Policia shpëton dy persona në rrezik në det në “Ranën e Hedhun”

Kaliforni, oficerët e policisë shpëtojnë foshnjën e harruar në makinë në temperaturën 43 gradë

Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione autobusësh

Të paktën 24 të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet në Pakistan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.