10:53 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vrasja e biznesmenit Reçi fut në telashe ish-oficerin e RENEA-s: Më përndjekin pasi dyshojnë te unë, ADN-ja ime nuk përputhej me…

12:28 | 22/02/2022
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vrasja e biznesmenit Reçi fut në telashe ish-oficerin e RENEA-s: Më përndjekin pasi dyshojnë te unë, ADN-ja ime nuk përputhej me…

Një ish oficer i repartit elitar RENEA ka denoncuar se i rrezikohet jeta e për këtë arsye ka kërkuar ndihmë nga ish kolegët.

Besnik Toska i moshës 44 vjeç ka treguar se si nga kqyrja e kamerave të sigurisë dalloi një person që po e ndjek. Por më tepër se sa karriera 16 vjeçare ne polici, ish speciali dyshon se kërcënimi mund të ketë lidhje me një hetim për vrasjen e Kastriot Reçit, i cili u ekzekutua me snajper në janar 2020 në Rrëshen.

Pikërisht pas vrasjes mafioze të biznesmenit Reçi që ende nuk ka autorë, denoncuesi pohon se ka qenë i shoqëruar në drejtorinë vendore të Tiranës për t’ju nënshtruar me vullnetin e tij ekspertizës së ADN.

“Mbas ADN së përftuar prej meje u konfirmua se ajo nuk përputhej me ADN e gjetur në vendngjarje dhe për këtë shkak u përjashtova nga hetimi dhe nuk jam më i dyshuar për këte ngjarje”- thotë ish oficeri para prokurorit të çështjes.

Në të vërtetë ashtu siç TCH ka raportuar gjatë asaj kohe për shkak të dyshimeve se snajperisti që vrau Kastriot Reçin mund të jetë një profesionist i armëve të këtij kalibri, nuk u përjashtuan as oficerë dhe ish oficerë të RENEA-s që iu nënshtruan ekspertizave.

Ndaj mes këtyre emrave të hetuar ka qenë edhe ish speciali nga Puka, i cili i ka radhitur pistat se ku dyshon duke përmendur edhe atentatin kundër Reçit . Ai e përshkruan autorin që i kontrolloi makinën në garazh, të maskuar me një kapelë të zezë dhe që u shmangej kamerave duke mbajtur një çadër .

Për këtë arsye ish polici thotë se pas këtij momenti që ka zbuluar me metodat që i kanë mbetur nga policimi, ai asnjëherë nuk i hipën makinës pa e kontrolluar.

‘Arsyeja pse po bëj kallëzim’, shton ish speciali ‘është se e kuptoj si një sinjal indirekt dhe të rrezikshëm për familjen’.

Burimet zyrtare pranë RENEA thane se efektivi doli nga policia me dëshirën e tij dhjetorin e 2017.

Ndërsa për ngjarjen e Rrëshenit emri i ish policit nuk është më në rrethin e të dyshuarve mbas krahasimit të ADN, bëhet me dije se me shumë mundësi kjo gjë ka lidhje me aksionet ku ai ka marrë pjesë gjatë karrierës.

Etiketa: RENEA
Pas

E infektuar me Covid, mbretëresha Elizabeth anulon të gjitha angazhimet virtuale

Para

Covid i merr jetën ish-Myftiut të Beratit, Murat Dura

Para
Covid i merr jetën ish-Myftiut të Beratit, Murat Dura

Covid i merr jetën ish-Myftiut të Beratit, Murat Dura

Discussion about this post

 



Të Fundit

Koçiu ndan këshilla për të përballuar të nxehtin e verës

IAEA: Irani mund të rifillojë pasurimin e uraniumit brenda disa muajsh

Lushnjë/ Arrestohet një autor dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori për vjedhjen e 4 motomjeteve elektrike në biznes

Anija “Oriku” e Forcës Detare, pjesë e stërvitjes rajonale “ADRION LIVEX 25”

Situata e zjarreve në vend/ 58 vatra zjarri në 24 orët e fundit, Tirana dhe Fieri zonat më të prekura

Konflikti në Lindjen e Mesme, paralajmëron kreu i IAEA: Irani mund të rifillojë ndërtimin e një bombe bërthamore brenda pak muajsh

Vala e të nxehtit pushton Evropën/ Alarme të kuqe në disa shtete, temperatura mbi 40°C dhe frikë nga zjarret

Rama ndan pamjet nga rruga Zgosht – Ura e Çerenecit: Lidh zonat malore të Librazhdit me Dibrën, i jep ‘frymë’ zhvillimit lokal

U shty të premten, sot përpjekja e 38-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Tensionet në Beograd, plagosen disa policë dhe dy protestues pas përplasjeve të dhunshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.