Për vrasjen e biznesmenit nga Struga, ish-të dënuarit për organizim të postitucionit Dilaver Bojku–Leku nuk ka ende një të dhënë të saktë nga policia dhe prokuroria rreth autorit. Po kështu deri më tani nuk është dhënë asnjë informacion zyrtar rreth kësaj ngjarjeje të rëndë.
Nga SPB Ohër sot për “Alsat-M” vetëm kanë bërë të ditur se për këtë ngjarje janë marrë në pyetje rreth 30 persona por ende nuk është treguar asnjë pistë.
Hetimet po vazhdojnë po deri më tani nuk është zbuluar plotësisht ngjarja. (J.V/Shuplaka)