Policia e Vlorës ka arrestuar një tjetër person që ka pasur dijeni për ekzekutimin e biznesmentit Vasil Dervishaj në Vlorë. I arrestuari quhet Donel Shkurti, 28 vjeç, banues në Vlorë.
Donel Shkurti kishte një masë sigurimi arrest me burg nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me Vendimin Nr.169, datë 20.06.2018 për veprën penale ”Moskallëzim krimi”.
Dënimi ishte dhënë lidhur me ekzekutimin e Derivshajt në 4 qershor 2018 në lagjen ”Pavarësia”.
Kujtojmë se Vasil Dervishaj u përfshi në një konflikt të ccastit me dy të rinj nga Tepelena me banim në Vlorë, dhe pas kësaj me tyre ka pasur një përplasje që ka ccuar deri në vrasjen e biznesmenit.
(E.K/FAXWEB.AL)