Policia e Tiranës ka shoqëruar në komisariat 8 persona lidhur me vrasjen e Briken Sanajt, ngjarje kjo e ndodhur te “Kodra e Diellit”.
Sipas burimeve personat e shoqëruar kanë pasur dijeni për vrasjen e të riut. Burime bëjnë me dije se ngjarja është zbardhur dhe ka autor te dyshuar, por ai nuk është kapur, ku dyshohet se është larguar jashtë shtetit.
Sipas grupit hetimor, motivi i vrasjes dyshohet të jetë sherri i vitit 2012 me një familje në Lezhë. Pritet qe policia të dalë me njoftim zyrtar.