Pas orë pas vdekjes së 53-vjeçarit shqiptar, i cili sëbashku me gruan mbetën viktimë të një sulmi me armë në banesën e tyre në Athinë, ka hedhur dritë mbi pistat e policisë.
Sipas saj, pas këtij sulmi horror nuk fshihet askush tjetër përveçse miqtë e të vëllait.
“Ishte grabitje. Njerëzit që e shohin se çdo gjë që bëhet, bëhet nëpërmjet shoqërisë. Shoqëria e ka studiuar, ndonjë maskara, ndonjë shok. Shoqëria e tij është, ndonjë maskara ka pandehur që ai ka pasur lekë në shtëpi. Vëllai im ka qenë punëtor, familjarë. Ka pasur një djalë të sëmurë, ishte shumë i rregull, nuk pinte as alkool. Ai ka qenë usta, punonte me gurë. Ka qenë njeri i mirë, nuk kishte probleme në shoqëri, ishte i dashur. Se si i erdhi kjo gjë..E njohin të gjithë, kanë respekt.”, tha motra e viktimës në një prononcim për “Alpha”.
Ajo shton se i vëllai ishte një njeri i ndershëm dhe mbi të gjitha nuk kishte konflikte me asnjeri, të paktën me aq sa ishte në dijeni ajo. Por pavarësisht kësaj, 53-vjeçari nuk ka arritur t’i shpëtojë një sulmi të tillë makabër. Ndër të tjera motra e të ndjerit shton se djali i çiftit të vdekur kishte probleme të karakterit mendor, prandaj ai nuk mund t’u vinte në ndihmë efektivëve të policisë të cilët po punojnë për të zbardhur ngjarjen.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë, ku disa persona të paidentifikuar u futën me armë zjarri në shtëpinë e tyre.
Ata hapën zjarr ndaj kryefamiljarit, me të cilin debatuan si edhe ndaj gruas së tij, e cila mbeti e vdekur në vend. E gjithë kjo skenë në sy të fëmijëve të çiftit. 53-vjeçari ndërroi jetë gjatë ditës së sotme në spital. (D.D/Shuplaka)