E përditshmja gjermane “Die Tageszeitung” ka shkruar ditën e sotme se politikani i njohur për politikat pro-refugjate Walter Lubcke, i vrarë të dielën e kaluar në oborrin e shtëpisë së tij, është kërcënuar dhe më herët me vdekje nga grupe të së djathtës ekstreme.
Policia gjermane thotë se Walter Lubcke, i njohur për mbështetjen e tij për politikën e kancelares Angela Merkel për dyer të hapura për refugjatët, vdiq nga plagët që kishte marrë në kokë kur u qëllua në kopshtin e tij.
Ndërkohë që Policia gjermane ka theksuar se nuk ka prova që të akuzohet e djathta ekstreme megjithse po hetohen të gjitha pistat e mundshme.
Wakter Lubcke, anëtar i partisë së Merkelit, Unioni Kristian Demokratik (CDU), shërbente si president i qarkut të qytetit Kassel. Këtë post e mbante që nga viti 2009. Ai u gjet i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij nga disa plagë të marra në kokë.