Gjykata për Krime të Rënda dëgjoi sot pretendimet e grekut Eftimius Eftimiu, në lidhje me vrasjen e Devi Kasmit, ku mohoi përfshirjen në ngjarje.
Eftimiu tha se në Shqipëri kishte ardhur për gjueti, pasi ai dhe miku i tij janë të apasionuar pas gjuetisë.
Më tej, shtetasi grek, i dyshuar si personi që vrau Kasmin, pati ankesa për mënyrën se si transportohet nga paraburgimi në gjykatë, ndërsa tha se ndihej i pasigurt për jetën.
Gjatë seancës, dhanë dëshminë edhe dy persona, të cilët kanë qenë dëshmitarë okular të vrasjes.
Dosja e prokurorisë
Kujtojmë se nga dosja hetimore e prokurorisë rezulton se autori e ka pritur për disa orë viktimën Devi Kasmi, dhe sapo ky i fundit ka mbërritur poshtë banesës, e ka lënë të vdekur në vend pasi e ka qëlluar me katër plumba. Dosja gjithashtu posedon informacionin se furgoni ishte blerë 12 ditë para ngjarjes dhe drejtohej nga Malvin Dinellari.
I dyshuari kryesor si autor ekzekutues është Efthymiou Efthymious, ndërsa si porositës grupin kriminal të drejtuar nga Aurel Hoxhallari. Krimi i rëndë tronditi kryeqytetin në atë kohë, pasi ndodhi në një zonë të populluar dhe në një orar ku kishte shumë lëvizje.
(E.K/FAXWEB.AL)