Policia e Tiranës ka zbuluar të tjera detaje mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, ku një mësues amerikan vrau gruan e tij indoneziane, më pas dy qentë dhe në fund vari veten në një nga dhomat e banesës së kishte me qira. Lidhur me ngjarjen bëhet me dije se në një nga dhomat e banesës të marrë me qira, e cila ishte e mbyllur u gjet e vrarë, paraprakisht e mbytur me litar gruaja indonezjane Saragih Indah Lilis Sartika. Po kështu po në këtë ambient janë gjetur të vrara dy qentë e tyre të cilët mendohet se janë goditur me shkop bejzbolli.
Gjithashtu policia njofton se u gjet i vetëvarur në banesë mësuesi amerikan Matthew Janes Wertz. Mësohet se çifti ishte i pajisur me leje qëndrimi në Shqipëri. Matthew Janes Wertz, ishte i punësuar si mësues në një shkollë private në qytetin e Tiranës, ndërsa Saragih Indah Lilis Sartika mësohet se ishte e pa punë. Po ashtu lidhur me ngjarjen policia njofton se ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes, pyetjen e personave që kanë dijeni për rrethanat e hetimit, këqyrjen paraprake të kufomave në praninë e mjekut ligjor, këqyjen paraprake të kafshëve në praninë e një mjeku veteriner, sekuestrimin e provave materiale si:
– litarët e gjendur në trupin e dy kufomave;
– një letër e shkruar me shkrim dore në gjuhën angleze në të cilën përshkruan veprimet që ka ndërmarë autori;
– dorëshkrime të mëparshme të shtetasit Matthew Janes Wertz;
– dorëshkrime të mëparshme të shtetasit Matthew Janes Wertz të sekuestruara në shkollën private ku ai jepte mësim;
– një telefon celular;
– katër kompjutera laptop;
– një shkop bejzbolli;
– një shumë parash në lekë shqiptare dhe valuta të huaja;
– një automjet tip Mercedes A Class, me targë AA 510 YP në pronësi të shtetasit Matthew Janes Wertz.
Në njoftim thuhet se autopsia e kufomave do të kryhet sot në Insitutin e Mjeksisë Ligjore Tiranë.