11:21 | 16/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Vrasja e drejtorit të OSHEE-së në Vlorë, Damian Gjiknuri: Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen tragjike të mikut

23:11 | 24/05/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjiknuri: Në Novoselë do ndërtohet aeroporti i dytë i Shqipërisë

Ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri ka reaguar pas lajmit për vdekjen e drejtorit të OSHEE-së në Vlorë, Roland Saliu.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen tragjike te mikut dhe bashkëpunëtorit të shkëlqyer Roland Saliu. Ngushëllimet më të thella për familjen, bashkëshorten Olën dhe tre fëmijët, të cilët humbën tragjikisht njeriun e tyre më të dashur.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike humbi një prej drejtuesve më të përkushtuar. Qyteti i Vlorës humbi njeriun që u përpoq çdo ditë të jetës së tij ti shërbente qytetarëve.

Lutjet shkojnë për shpirtin e tij që të prehet në paqe dhe për familjen që Zoti t’i japë forcë në momentin më të vështirë të jetës së tyre! Lamtumirë i dashur Landi!”, shkruan Gjiknuri.

Saliu dhe pronari i një televizioni lokal në Vlorë, Ervent Hyseni humbën jetën pas një atentati në sheshin e “Flamurit” në këtë qytet. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur pranë një lokali pak orë më parë. 

Ndërsa i pari mbeti i vdekur në vend, ky i fundit u dërgua në spitalin rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore, mirëpo nuk arriti t’i mbijetonte dot plagëve të rënda.

Ervent Hyseni është pronari i Vlora Channel, por edhe i lokalit ku ndodhi ngjarja te “Sheshi i Flamurit”. Ai mendohet se ka qenë shënjestra e atentatit të sotëm.

Autorët e krimit mendohet t’i kenë qëlluar Saliun dhe Hysenin me një breshëri armësh nga një automjet në lëvizje. Ndërsa policia ka zbuluar edhe një mjet të braktisur në rrugën e vjetër të Panajasë, që mendohet të jetë përdorur nga ata. Krimi ka shkaktuar panik tek qytetarët që janë gjendur pranë konfliktit. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Damian Gjiknuri
Pas

Skandali, vaj palme në produktet e bulmetit që konsumojmë

Para

“Lu tha se po më nxirrni pa më dhënë as një gjysmë gote ujë”, Mediu zbulon prapaskenat e negociatave

Para
“Lu tha se po më nxirrni pa më dhënë as një gjysmë gote ujë”, Mediu zbulon prapaskenat e negociatave

“Lu tha se po më nxirrni pa më dhënë as një gjysmë gote ujë”, Mediu zbulon prapaskenat e negociatave

Discussion about this post

 



Të Fundit

Starmer në Tiranë: Putin nuk është serioz për paqen! Sot është mundësia të tregojmë se jemi të bashkuar

Tirana “kryeqyteti” i Europës/ Von der Leyen për luftën në Ukrainë: Putin s’do paqe, po punojmë për paketë të re sanksionesh

Osmani në Tiranë, përsërit thirrjet për BE-në për heqjen e masave ndaj Kosovës: Ka ardhur koha për veprime konkrete

Presidentja Vjosa Osmani në Tiranë, pritet me ngrohtësi nga Rama

Samiti i Komunitetit Politik Europian/ Mbërrin presidenti serb Vuçiç, takim i “akullt” me kryeministrin Rama

Media britanike e cilëson poshtërim refuzimin e Ramës për “hallin” e Starmer me emigrantët

Kryeministrja e Letonisë: Vetëm Putin s’e do paqen në rajonin tonë, sanksionet mund ta ndalin Rusinë

Samiti në Tiranë/ Rama: Shiun në kryeqytet e sollën anglezët

Samiti i Komunitetit Politik Europian/ Bisedimet për paqe në Ukrainë, Rutte: Topi është në fushën e Putinit, trysnia është mbi të! Gabimi i presidentit rus…

Dialogu Kosovë-Serbi, Kallas: Kemi emëruar sekretarin e posaçëm, presim normalizim të marrëdhënieve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.