Arrestimi u bë të dielën pas një operacioni të madh dy ditor pas të shtënave që tronditën vendin. Guvernatori i Minnesotës, Tim Walz, e përshkroi ngjarjen si një “vrasje të motivuar politikisht”.
Autoritetet thanë se i arrestuari dyshohet se qëlloi dhe plagosi gjithashtu një ligjvënës tjetër demokrat, senatorin e shtetit John Hoffman, dhe gruan e tij, Yvette, në shtëpinë e tyre disa kilometra larg.
Vrasja ishte episodi më i fundit i dhunës politike të profilit të lartë në SHBA. Incidente të tilla kanë variuar nga një sulm në vitin 2022 ndaj bashkëshortit të ish-kryetares demokrate të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, në shtëpinë e tyre, deri te një përpjekje për vrasjen e Donald Trump vitin e kaluar dhe një sulm me zjarrvënie në shtëpinë e guvernatorit të Pensilvanisë, Josh Shapiro, në prill.