13:17 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vrasja e dy vëllezërve në Shkodër, policia nis kontrollet në banesën e familjes Lici

12:22 | 30/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nga atentati ndaj Lulzim Kullës, te përplasja mes Licajve dhe Bajrave. Atentatet që tronditën kryeqendrën e Veriut

Ibrahim dhe Astrit Bilali, dy viktimat e atentatit

Lidhur me vrasjen e dyfishtë që ndodhi mëngjesin e sotëm në lagje Kiras të Shkodrës, forcat Shqiponja dhe RENEA kanë kryer kontrolle blic në banesat e familjes Lici, ndërsa ende nuk raportohet nëse ka të shoqëruar mes tyre.

Familja Lici prej kohësh është një një konflikt me familjet Bajri dhe Bilali, ç’ka ka pasuar dhe me vrasjen e 11 personave në qytetin e Shkodrës në harkun kohor të më pak se një viti.

Astrit dhe Ibrahim Bilali u vranë mëngjesin e kësaj të shtune teksa ishin duke hyrë në banesën e shtëpisë së tyre.

Astriti është babai i ish-boksierit të Vllaznisë, Asmer Bilali, i arrestuar gjatë aksionit për goditjen e grupit Bajri gjatë shtatorit të vitit të kaluar. (Lexo ketu) 

Pamje nga aksioni i policise ne familjen Lici

Saga e vrasjeve Shkodër

Kujtojmë se seria e përplasjeve mes bandave dhe dy fiseve rivale në Shkodër nisi me atentatin ndaj Lulzim Kullës dhe vrasjen në 18 qershor të biznesmenit Mehdi Kavaja.

Më 10 Gusht 2018 vritet në lagjen e tij Fatbardh Lici. Lici  ka qenë i dyshuar se në vitin 2011 ishte i përfshirë në vrasjen e Astrit Kurmemajt, i dënuar me 25 vite burg për disa vrasje ndaj një tjetër familjeje në Shkodër.

Fatbardh Lici ka lidhje familjare me Lulzim Kullën, të cilit më herët iu bë atentat në qendër të Shkodrës. Nga kjo ngjarje e ndodhur rreth shkurtit të 2018-tës ai mbeti i paralizuar.

Po ashtu në muajin korrik 2018 u vra Boran Breçana dhe bashkëjetuesja e tij në sy të djalit 2-vjeçar, në hyrje të pallatit të tyre.

Në 10 gusht 2018 vritet Fatbardh Lici në lagjen e tij.

13 ditë më vonë, në 23 gusht 2018 u zhduk Agron Mollaj dhe Gëzim Hysa, dajë dhe nip

Pak ditë pas zhdukjes së Agron Mollaj dhe Gëzim Hysa, 27 gusht 2018 vritet Prendush Fusha

Në 1 shtator 2018 vritet Arjan Ferracaku, biznesmen i cili ishte nën shoqërinë Asmer Bilalit, djali i një prej viktimave të sotme dhe mendohej se ishte shënjestra e autorëve.

Në 14 nëntor të 2018-tës u eleminua dhe kushëriri i Arjan Ferracakut, Fatos Ferracaku 40-vjeç dhe u plagos Fatmir Mehaj.

Në 20 mars 2019 ekzekutohet biznesmeni Ferdinand Polia

Në 30 mars 2019, vriten dy vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali.

Shkodra në muajt e fundit është kthyer në një qytet të minuar, për shkak se ka ndodhur dhjetra atentate mafioze, shumica e të cilave mbeten të pazbardhura nga ana e Policisë. Përplasja mes bandave rivale ka shkaktuar derimë tani 11 persona të vrarë, në atentate ende të pazbardhura.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: Astrit BilaliIbrahim Bilalivellezerit bilalivrasja e vellezerve ne shkodervrasje shkoder
Pas

Bes Kallaku habit ndjekësit, bën postimin e veçantë në Instagram

Para

Vrasja në Shkodër, reagon PD: Policia e Lleshit numëron të vrarët

Para
PD akuza të forta: Rama nuk e arreston Tahirin, peng i dosjes “Xibraka”

Vrasja në Shkodër, reagon PD: Policia e Lleshit numëron të vrarët

Discussion about this post

 



Të Fundit

Britania e Madhe do të furnizojë Ukrainën me 100 mijë dronë

Balla falenderon Andreas Schieder për raportin mbi Shqipërinë që u miratua sot në PE: Vendi ynë, udhëheqës ndër vendet kandidate për anëtarësim në BE

Kuvendi dështoi të konstituohet për herë të 26-të! Haxhiu: Nuk përjashtohet mundësia që zgjedhjet lokale e të përgjithshme të bëhen bashkë

Lideri i opozitës në Korenë e Jugut, Lee, fiton zgjedhjet presidenciale! Pritet ti japë fund krizës politike

Tragjike! Gjenden pa shenja jete tre motra të vogla, i dyshuari është babai i tyre

Përvetësoi padrejtësisht pronën dhe e shiti për të përfituar, Prokuroria e Tiranës sekuestron 9000m2 tokë arë në Fushë-Prezë

Ushtroi dhunë ndaj djalit të tij, procedohet 50-vjeçari në Fier

DVP Vlorë/Vijojnë kontrollet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Kombëtarja para Serbisë, Strakosha dhe Hoxha të ndarë! Portieri: E rëndësishme, por jo vendimtare! Sulmuesi: Vendos për Botërorin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.