Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka shkarkuar nga detyra Drejtorin e Policisë së Shkodrës Vehbi Bushatin.
Në vend të tij do të emërohet Niko Brahimi i cili ka mbajtur postin e ish-drejtori të Hetimit te Krimet e Rënda.
Lajmin e konfirmoi vetë ministri Lleshaj nga Shkodra i cili ndodhet aty pas vrasjes së dyfshishtë ditën e sotme .
Vendimi i ministrit Lleshaj vjen menjëherë pas ngjarjes së rëndë që tronditi Shkodrën këtë mëngjes, ku u ekzekutuan Astrit dhe Ibrahim Bilali, 59 dhe 61 vjeç.
Kujtojmë që Shkodra është kthyer në kryeqendrën e luftës, kryesisht të atyre midis bandave të cilat përplasen për larje hesapesh.
Saga e vrasjeve në Shkodër vazhdon, pasi vetëm vitin e fundit janë vrarë 11 persona dhe janë zhdukur dy të tjerë.
Lleshaj e ka cilësuar ngjarjen e sotme si përplasje mes bandave për larje hesapesh. Ministri Lleshaj i ka garantuar qytetarët se Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për të ruajtur qetësinë e qytetarëve.
“Kam ardhur sot në Shkodër. Sot tentakulat e krimit të organizuar kanë arritur përsëri të godasin. Me gjitha goditjet që janë bërë ndaj këtij krimi e shohim se mbetet akoma shumë për të bërë. Dua te garantoj të gjitha qytetarët e Shkodrës dhe të gjithë vendit se Policia e Shtetit dhe strukturat e tjera janë të angazhuara maksimalisht. Për këtë arsye kemi vendosur të ngarkojmë në krye të detyrës për policinë e Shkodrës”-deklaroi Lleshaj.
Vrasjet për vitin 2018
Në 18 qershor u vra Mehdi Kavaja
Në 15 korrik u vranë Boran Bërcana dhe Silvi Ndoci
Në 10 gusht u vra Fatbardh Lici
Në 23 gusht u zhduk Agron Mollaj dhe Gëzim Hysa
Në 27 gusht u vra Prendush Fusha
Në 1 shtator u vra Arjan Ferracaku
Në 14 nëntor u vra Fatos Ferracaku
Vrasjet në vitin 2019
20 mars u vra Ferdinand Polia
30 mars-Vriten në atentat Astrit dhe Brahim Bilali
(B.K/FAXWEB.AL)