10:03 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vrasja e efektivit Basha në Lazarat/ Flasin babai dhe avokati i Ruhan Hirajt: Akuzat për të mbuluar dikë tjetër, do të bëjmë vetëgjyqësi

16:40 | 10/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vrasja e efektivit Basha në Lazarat/ Flasin babai dhe avokati i Ruhan Hirajt: Akuzat për të mbuluar dikë tjetër, do të bëjmë vetëgjyqësi

Të ftuar në studion e Fax news për të folur për arrestimin dhe dënimin e Ruhan Hiraj si i akuzuari për vrasjen e Ibrahim Bashës në 24  qershor të 2015 në Lazarat, kanë qenë Bashkim Nikolla avokat i të akuzuarit dhe Kudret Hiraj, babai i Ruhanit.

Ruhan Hiraj është arrestuar në dhjetor të 2017-s në SHBA nga FBI për vrasjen e efektivit të policisë Ibrahim Basha në Lazarat në operacionin policor të 2015-s. Menjëherë pas ngjarjes, Hiraj ka emigruar drejt SHBA-ve.

Gjykata shqiptare e ka dënuar  me 18 vite burg për këtë vrasje.

Avokati Nikolla dhe babai Kudret Hiraj mohojnë në mënyrë kategorike që vrasësi i efektivit Basha  të ketë qenë Ruhani dhe se për këtë gjë disponojnë prova por që Prokuroria nuk do që ti marrë për bazë.

Bashkim Nikolla është shprehur se akuzat janë të pabaza dhe që kërkojnë nga Prokuroria të kthehet dosja dhe të bëhet hetim transparent.

“Nuk kemi ku të gjejmë drejtësi. Arrestimi është fiktiv. Nuk kanë prova për arrestimin e Ruhanit. Prokurorët nuk duan të marrin për bazë provat që ekzistojnë dhe ne i disponojmë. Kam kërkuar të kthehet dosja dhe të bëhet një hetim transparent’, u shpreh Nikolla.

Ndërkohë Kudret Hiraj është shprehur se djali i tij Ruhani është i pafajshëm dhe se në momentitn që është vrarë efektivi ai nuk ka qenë në vendngjarje.

“Në momentin që ka ndodhur shkëmbimi i zjarrit ne nuk kemi qenë në shtëpi. Akuza të padrejta dhe të pamoralshme janë hedhur ndaj Ruhanit. Unë do të bëj vetëgjyqësi nëse nuk bëhet drejtësia. Më është shkatërruar familja. Arrestimi i djalit tim është bërë për të mbuluar dikë tjetër”, u shpreh Kudret Hiraj.

Sipas avokatit Nikolla akuzat ndaj Ruhanit janë totalisht të pabaza dhe nuk mbështeten në fakte.

“Një akuzë që i është bërë djalit është se ka dhunuar një punonjës policie. Ruhani s’ka qenë i pranishëm kësisoj nuk ka si të vrasë një punonjës Policie. Asnjë armë nuk i është gjetur Ruhan Hirajt dhe pse i është bërë një akuzë e tillë . Është gjetur një makinë me municione po kjo është e pavërtetë sepse makina është në emër të dikujt tjetër. Ruhanit i janë faturuar objekte që ai nuk i posedon ” u shpreh Nikolla.

Avokati thotë se kanë kërkuar pafajësi dhe që të bëhen hetime

“Nuk kuptojmë pse është dënuar 18 vite, kur nuk ka qenë i pranishëm. Djalin e kanë marrë me autoblinda, në kundërshtim me ligjin për minorenët. Djali do të paraqitet në Gjykatë pasi ne e kemi cuar çështjen në Gjykatën e Lartë. Do të dëgjohet kur të vijë’ u shpreh avokati.

 

Etiketa: Bashkim NikollaKudret Hirajruhan eshte denuar me 18 vite per vrasjen e BashesRuhan Hiraj
Pas

E dërguara e SHBA-së takim 60 minutësh me Rudina Hajdarin, përfaqësuesja e ‘opozitës së re’ tregon çfarë u bisedua

Para

Basha në Kamëz: Nuk jemi më një bastion demokratik, e gjithë Shqipëria është me ne

Para
Basha në Kamëz: Nuk jemi më një bastion demokratik, e gjithë Shqipëria është me ne

Basha në Kamëz: Nuk jemi më një bastion demokratik, e gjithë Shqipëria është me ne

Discussion about this post

 



Të Fundit

“11 Maji” / Kryetari i SPAK: Po hetohen 43 raste për krime zgjedhore

Procesi “Metamorfoza” /Prokuroria jep pretencën për 7 të pandehurit, kërkon deri në 15 vite burg

Ngacmim seksual ndaj të miturës, pranga 64-vjeçarit në Berat

Liderët e BE-së diskutojnë sanksionet ndaj Rusisë, tarifat amerikane dhe zhvillimet në Lindjen e Mesme

Dita Ndërkombëtare në Mbështetje të Viktimave të Torturës

Arrestohet shoferi që aksidentoi 3 të miturit me monopatinë në bulevard

Gjenden mijëra rrënjë kanabisi në qarkun e Shkodrës! Nis hetimi për disa zyrtarë, sekuestrohet lënda narkotike

Durrës/Dy arrestime për dhunë në familje dhe aksident me pasojë vdekjen

Sulmi me thikë në Bielefeld, siriani dyshohet për lidhje me Shtetin Islamik

Gjermania po harton një ligj për rekrutimin ushtarak, synohet rritja e numrit të trupave dhe rezervistëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.