Avokat Elis Bilali i ftuar në studion e “Fax News” ka folur për ngjarjen e rëndë në Lezhë ku efektivi i policisë Saimir Hoxha u qëllua për vdekje nga trafikant të drogës.
Gjatë fjalës së tij, Bilali tha se policia nuk duhet të shpejtohet pasi duhet të bashkëpunojë me prokurorinë që fillimisht të hetohen njerëz me precedent penal dhe më pas me forca të shtuara të arrestohen.
Duke iu referuar 21-vjeçarit, Ado Rama si autor i dyshuar për ngjarjen, avokati Bilali e shikon si shqetësuese “trendin” e të rinjve shqiptarë të cilët mendojnë të kultivojnë bimë narkotike për tu pasuruar sa më shpejt.
“Mund të kenë qenë në një kontroll rutinë ose proces verifikimi nga drejtoria e policisë së shtetit. Natyra të tilla nëse është një operacion edhe organizimi duhet të jetë me forca speciale të ndërhyrjes për këta persona pasi mund të jenë persona me rrezikshmëri të lartë. Këta kanë qenë duke ushtuar funksionet e veta, mund të ketë qenë një kontroll rutinë, kanë shkuar kryesisht si organ policisë për të vërtetuar nëse janë ndaj një vepre penale”, tha fillimisht avokati Bilali.
Të rinjtë në botën e krimit– “Instrumentat e shtetit shqiptar nuk kanë funksionuar pasi i dyshuari duhet të ishte në arrest shtëpiak. Trendi i të rinjve shqiptar shihen si modele suksesi tek të rinjtë. Është shqetësuese që ky model suksesi shikohet si një trampolinë për tu pasuruar në rrugë të menjëhershme. Një diçka e tillë realizohet nga strukturat që këta të rinj të merrem ne lënë narkotike dhe të pasurohen shpejt. Është e rëndë nëse ka qenë me masë sigurimi arrest shpie dhe qullonte i lirë dhe aq më tepër i armatosur lëvizte duke konsumuar veprën penale të rëndë”
Policia duhet të koordinohet me Prokurorinë – “Duhet të koordinohet puna e policisë pasi prej kohësh policia është duke operuar vetë pa bashkëpunuar me prokurorinë konstaton veprën penale, i ndërmerr masat ligjore vet dhe më pas në fund i çon fakte në Prokurori. Kjo luftë nuk realizohet kështu, kanalizimi i vendit është një fenomen. Policia e Shtetit nuk mund të operojë vetëm pa qenë e instruktuar nga ana e prokurorëve ka një formë dhe procedurë, policia nuk ka pse nxitohet, nuk flas për ngjarjen sot por flas në përgjegjësi. Hetimet të realizohen sipas kodit penal, efektivët që ndëshkojnë të jenë të sigurt , fajësia e tyre të provohet në mënyrë të plotë. Përpjekja për të arrestuar shpejt është gabim, bota na thotë se hetimet vazhdojnë me vite, asnjëherë nuk janë operacione sporadike me informacione të thjeshta. Procese të tjera nuk mund t’i nxjerrim efektivët e thjeshtë që të kapin kultivimin, duhet të jenë të stërvitur. Operacionet duhet të jenë të koordinuara me Prokurorinë.
Polica e shtetit vepron vetëm dhe prokuroria është e fundit që vendoset në dijeni. Nuk funksionojnë si një trup i vetëm. Një procedurë e tillë është një procedurë e gabuar, ekspertët e huaj gjëja e parë që e orientojnë gjithmonë prokurorinë dhe policia nuk hetohen disa kohë dhe këto janë fakte që lënë gjurmë. Shteti shqiptar trumbeton sikur realizon reforma të mëdha, 6 muaj me verifiko patentash, pastaj merren me kanabis. Pagat e policisë kanë pagesa qesharake, nuk bëjnë pushime. Një familjar më ka thënë që nuk bëri pushime pasi të ardhurat nuk i dalin për të mbajtur familjen”, përfundoi Bilali.