Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar për ngjarjen e rëndë që tronditi vendin ditën e sotme ku trafikantët e drogës qëlluan në drejtim efektivit të policisë, Saimir Hoxha, i cili gjeti vdekjen e menjëhershme.
Çuçi ka thënë se autori i kësaj ngjarje të rëndë do të marrë ndëshkimin e rëndë sipas ligjit, ndërsa theksoi se policia është në kërkim për kapjen e tij.
Gjithashtu Çuçi gjatë fjalës së tij shpeh ngushëllimin për familjarët e efektivit të policisë, Saimir Hoxhës i cili mbeti i vrarë në krye të detyrës.
“I tronditur nga lajmi i kobshëm i vrasjes së oficerit të Policisë së Shtetit në Lezhë, Saimir Hoxha. Nuk ishte dashur që Policia e Shtetit të kishte një tjetër dëshmor në luftën e saj të vazhdueshme me paligjshmërinë. Dora e zezë që shtiu kundër tij do të marrë ndëshkimin më të ashpër sipas ligjit. Policia e Shtetit po bën gjithçka duhet në një operacion të gjerë për kapjen e autorit. Sado të kërkoj me kujdes fjalët për të shprehur ngushëllim për familjen Hoxha, zor se mund të gjej të atë të duhurën për të zbutur sadopak peshën e rëndë të këtij akti kriminal. Kurajo dhe forcë brenda vetes! Lufta me krimin është e vazhdueshme dhe kurrsesi që ne nuk do të dorëzohemi përballë askujt. Kurrë”, shkruan Çuçi.
Dyshohet se autor i krimit është 21-vjeçari Ado Rama është person problematik, i dënuar më parë për kultivim narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje. Fotoja e autorit të dyshuar i janë shpërndarë të gjithë strukturave të policisë e cila po kontrollon të gjithë zonën.
Kush është oficeri i krimeve të rënda që u vra në krye të detyrës në Lezhë (FOTO)