Prokuroria e Athinës do të hetojë rrethanat e sakta nën të cilat Konstandini Katsifas vdiq në Bularat të Gjirokastrës.
Dosja e çështjes u dërgua nga Prokuroria e Janinës në Athinë, ku ka raporte, dëshmitë e të afërmve të 35 vjeçarit. Rasti vjen në Athinë për shkak të juridiksionit sa i përket një shtetasi grek për një krim të kryer jashtë vendit, raportojnë mediat greke.
Kujtojmë se para dy ditësh shtetasi grek Kostandions Katsifa, 35 vjeç, lindur dhe banues në Bularat Gjirokastër hapi zjarr mbi makinën e policisë, për shkak se pretendonte se ishte hequr flamuri që kishte vendosur në qendër të fshatit. Pas rezistencës së vazhdueshme nga ana e tij, RENEA e ekzekutoi 35-vjeçarin, i cili njihej për thirrjet e tij të urrejtjes ndaj shqiptarëve.
‘’Shtetasi Katsifa ka vijuar të qëllojë kundër forcave speciale për gati 30 minuta, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre. Në kundërpërgjigje, të forcave speciale gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i vrarë shtetasi Kostandinos Kaçifa.
Në vendngjarje u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë automatike, model Kallashnikov, dy karikatorë municioni, një çantë me fishekë luftarakë, si dhe 31 gëzhoja. Në banesën e shtetasit Kaçifa u sekuestrua edhe një uniformë kamoflazh”, sqaronte dje policia shqiptare.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post