03:59 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Vrasja e Elton Çiços, vetëdorëzohet një nga autorët e dyshuar (EMRI)

22:07 | 27/02/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vrasja e Elton Çiços, vetëdorëzohet një nga autorët e dyshuar (EMRI)

Renato Milloshi dorëzohet në policinë e Tiranës, si bashkëpunëtor i Jani Aliajt për vrasjen e Elton Çiços, në një lokal në ish-bllok në 1 maj të 2016-ës.

Milloshi ishte pronari i Fordit që dërgoi Jani Aliajn në vendngjarje, i cili akuzohet si autor i vrasjes dhe që nga maji i 2016-ës është në kërkim.

Elton Çiço u ekzekutua brenda Bar “De Niros” në ish-bllok, ndërsa ai ishte ulur në tavolinë me disa miq të tij, njëri oficer policie tjetri mjek dhe një gazetar kronike. Makina e Milloshit u sekuestrua disa ditë pas krimit në një parking në zonën e ish-Bllokut. 

Renato Milloshi është djali i Hysni Milloshit, ish-kryetarit të Partisë Komuniste të Shqipërisë, të pas viteve ’90. 

Njoftimi i policisë:

“Tiranë Më datë 27.02.2017, rreth orës 22:00 nga Specialistët e Seksionit e Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës & Shëndetit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, është ekzekutuar vendimi penal datë 24.05.2016 i Gjykatës Shkallës Parë Tiranë, në të cilën është vendosur masa e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin Renato Milloshi, vjeç 37 ,lindur ne Berat dhe banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe municioneve”, parashikuar nga nenet 78 dhe 278 të K.Penal.

Pas negociatave me familjaret e ketij shtetasi është vetëdorëzuar më datë 27.02.2017 pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Materialet ju referuan prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale.” (D.D/Shuplaka)

Etiketa: elton cicoJani AliajRenato Milloshi
Pas

Edmond Tupe: Protesta e të djathtëve madhështore, do të sjellë pranverën…

Para

Blushi u bashkohet banorëve të Zharrëzës: Heronj! (FOTO në brendësi)

Para
Ben Blushi: Zgjedhjet e para elektronike të mbajtura ndonjëherë në Shqipëri, do të zhvillohen më…

Blushi u bashkohet banorëve të Zharrëzës: Heronj! (FOTO në brendësi)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kanadaja kundër Trump, miraton ligjin që përshpejton projektet e ndërtimit të kombit

Surpriza e merkatos, Broja si opsion për ish-trajnerin e Junajtid! Do të pritej nga dy sulmues shqiptarë

Egjipt/ Kamioni përplaset me autobusin, 19 të vdekur

Himarë: Dallgët penguan rikthimin në breg, Policia Kufitare shpëton 16 persona

Kremtohet 25-vjetori meshtarak i ipeshkvit Monsinior Simon Kulli, një prej priftërinjve të parë pas diktaturës

Milan nuk heq dorë nga Jashari, klubi bleg kërkon 50 milionë euro

Pogradec/ 2 mjete përplasen me njëra-tjetrën, 3 persona të plagosur

G7 mbron gjigantët amerikanë: Marrëveshje për shmangien e tatimit të dyfishtë jashtë SHBA për kompanitë shumëkombëshe

Ançeloti vijon punën me Brazilin: Amerika e Jugut, më shumë cilësi sesa Evropa

Aksident në Laprakë! Taksia përplaset me urbanin dhe makinën e policisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.