00:46 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vrasja e Endri Mustafës, Policia shpall në kërkim Ibrahim Licin, arrestohet një 15-vjeçar që dyshohet se u përdor si karrem. Në pranga dhe një 26-vjeçar

10:03 | 18/05/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vrasja e Endri Mustafës, zbulohet kush është i dyshuari kryesor për ekzekutimin, djali i Mustafa Licit. Lidhja me ngjarjet e rënda kriminale

Piolicia e Shkodrës ka zbardhur vrasjen e 32-vjeçarit Endri Mustafa, i cili dyshohet se është ekzekutuar në 15 Maj, dhe trupi iu gjet dy ditë më vonë në zonën e Livadheve.

Policia ka identifikuar dhe ka shpallur si autor kryesor të vrasjes Ibrahim Licin, ndërkohë që është arrestuar si bashkëpunëtor i tij një 15-vjeçar, i identifikuar si Ergys Malja.

Ibrahim Lici, djali i ish-këshilltarit bashkiak Mustafa Lici ka qenë i shpallur në kërkim që prej vitit 2019, pasi dyshohet si autori kryesor i vrasjes së dy vëllezërve Astmer dhe Astrit Bilali, që ishin shok me viktimën që u gjet dje në zonën e Livadheve.

Ibrahim Lici së ka bashku me vëllanë e tij, Muhametin, kanë qenë edhe pjesë e bandës së gjobëvënësve ndaj tregtarëve në kryeqendrën e veriut.

Si person që ka pasur dijeni për ngjarjen e rëndë është arrestuar dhe shtetasi Edison Arazi, ndërkohë që vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të dyshuar.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 15.05.2021, në lagjen Guerrile, Shkodër, ku u gjet i vrarë me armë zjarri shtetasi E. M.  Shpallet në kërkim autori kryesor i dyshuar për vrasjen e 32-vjeçarit.

Arrestohet në flagrancë bashkëpunëtori i autorit kryesor të dyshuar për vrasjen, si dhe vihet në pranga edhe një shtetas tjetër që dyshohet se ka dijeni për ngjarjen.

Në vijim të veprime të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, i përbërë nga specialistët të Hetimit të DVP Shkodër dhe të Drejtorisë Kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pronës në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, në bazë të provave të grumbulluara u bë shpallja në kërkim e shtetasit I. L., 28 vjeç banues në lagjen Guerrile, Shkodër, i dyshuar si autor i vrasjes së shtetasit E. M.

Gjithashtu, në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar shtetasi i mitur E. M., 15 vjeç i cili dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin e lartpërmendur kanë vrarë me armë zjarri shtetasin E. M.

Po gjatë veprimeve hetimore dhe si rezultat i kontrolleve të ushtruara për kapjen e autorit u arrestua në flagrancë edhe shtetasi E. A., 26 vjeç banues ne lagjen “Salo Halili”, Shkodër, i cili dyshohet se ka dijeni për ngjarjen. Gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje” në ngarkim të shtetasit I. L., në ngarkim të shtetasit E. M. për veprën penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, si dhe në ngarkim të shtetasit E. A. për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Detaje tronditëse u mësuan dje nga ekzekutimi i 32 vjeçarit Endri Mustafa në Shkodër. Burime jo zyrtare bëjnë me dije se ai është qëlluar me të paktën 7 plumba njërin prej të cilëve e ka marrë në gojë, 3 të tjerë në kokë dhe 3 plumba në gjoks. Ai është tërhequr për disa metra zvarrë nga autorët e krimit dhe dyshohet se kjo ka ndodhur pas ekzekutimit.

Ngjarjet kriminale të mëparshme ku ishte përfshirë Endri Mustafa

Mustafa ishte një emër i njohur për drejtësinë, ai rezulton i arrestuar në vitin 2016 për grabitje me dhunë dhe dyshohej se ishte pjese e grupit të Astmer Bilalit. Gjithashtu Mustafa është arrestuar dhe për plagosje dhe fajde.

Në datë 7 qershor 2016, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër shkuan të dëmtuar 2 shtetas me iniciale: E.Gj, 27 vjeç, banues në Bërdicë, Shkodër G.M, 24 vjeç, banues në Shkodër.

Policia tha se shtetasit E.GJ i kanë marrë nën kërcënimin e armës në lagjen Guerile, Shkodër (në një zonë të pabanuar) 150.000 lekë të reja dhe një telefon i-Phone disa persona të armatosur dhe të maskuar me tre automjete: BMW X5, Ford Focus ngjyrë të zezë dhe një autoveturë.

Policia e Shkodrës organizoi një operacion të koduar me emrin “Livadhet” dhe arrestoi shtetasit:

Ardit Torishta, 23 vjeç, banues në Shkodër.
Bekim Torishta, 20 vjeç, banues në Shkodër.
S.B, 16 vjeç, banues në Shkodër.
Endri Mustafa, 27 vjeç, banues në Shkodër (i dënuar më parë për plagosje).

si dhe u bë shpallja në kërkim e shtesasit A.Bilali, 27 vjeç, banues në Shkodër.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen se janë autorë të veprave penale “Vjedhje me armë”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve lufatrake” kryer në bashkëpunim, ndaj shtetasve me iniciale E.Gj dhe G.M.

Po ashtu u arrestua edhe Astrit Bilali, babai i shtetasit të shpallur në kërkim.

Më herët, në vitin 2019 dy vëllezërit Bilali u ekzekutuan në Kiras. Sipas burimeve të policisë të dy vëllezërit Bilali ishin të përfshirë në disa ngjarje kriminale në qytetin verior, siç ishte edhe grabitja me plagosje, ku mori pjesë Endri Mustafa.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: endri mustafaibrahim lici endri mustafaibrahimi licivrasja e endri mustafes
Pas

Komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit, Ilir Meta nuk do të jetë i pranishëm në seancën e sotme (Arsyeja)

Para

Përballja mes Metës dhe Ramës në Gjykatën Kushtetuese/ Mbërrijnë përfaqësuesit e tyre, ja përse nuk mund të jenë prezentë personalisht

Para
Meta i dërgon letër Ramës për detin: Çfarë veprimesh do merren pas aktit të njëanshëm të Greqisë?

Përballja mes Metës dhe Ramës në Gjykatën Kushtetuese/ Mbërrijnë përfaqësuesit e tyre, ja përse nuk mund të jenë prezentë personalisht

Discussion about this post

 



Të Fundit

Raporti vjetor i KLP, “gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

Takimi mes ministrit të Jashtëm turk dhe atij rus, Fidan dhe Lavrov diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit

Zjarri shkrumbon 3 ha kullotë në Gjirokastër, rrezikohet një banesë

Konflikti i armatosur me Iranin, një tjetër kompani ajrore anulon fluturimet për në Izrael

IDF godet një avion iranian teksa po furnizohej me karburant në Mashhad

Rusia ia kthen Ukrainës trupat e edhe 1.200 të vrarëve, teksa luftimet vazhdojnë

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, përplasen dy makina, dyshohet për të plagosur

E rëndë në Dhërmi/ Goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë, plagoset turisti gjerman

Sulmet izraelite në Iran! Thellohet bilanci, shkon në 128 numri i të vdekurve dhe 900 i të plagosurve

“Unë arrita të ndaloj luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan”, Trump: Irani dhe Izraeli do të bëjnë marrëveshje, së shpejti do të kemi paqe!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.