Pas vrasjes së Fatos Ferracakut dhe plagosjes së Fatmir Meaj, ka reaguar edhe Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari. Gjatë inagurimit të xhamisë pranë urës së bunës në 28 vjetorin e rihapjes së besimit në Shkodër, Myftiu Sytari është shprehur se sot Shkodra ndodhet në nje mjegullnajë të zymtë ku krimi po bën ligjin.
“Sot Shkodra është përfshirë në një mjegullnajë të zymtë, ku era e krimit, korrupsionit, vjedhjes shthurjes perhapjes së fajdes dhe kamatës, tradhëtisë dhe pabesisë, gënjeshtrës dhe mashtrimit, dhe zhveshjes së saj nga besimi dhe tabani i familjes, këto kanë për qëllim të bejnë ligjin dhe ti ndryshojnë identitetin e këtij vendi”, ka thënë ai, raporton ‘Fax News’.
Ngjarja e rëndë e para dy ditëve ka tronditur mbarë opinionin publik, ndërkohe nga ana tjetër, Policia e Shkodrës po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjajre të rendë e cila pason vrasjet e bujshme që u regjistruan gjatë verës në kryeqëndrën e veriut. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post