Ish-deputetja e PDIU-së, Mesila Doda, ka reaguar pas vrasjes së gjyqtares Fildez Hafizi nga ish-burri I saj. Ngjarje e ndodhur në Tiranë tek zona e Xhamllikut.
Doda shkran se vrasja e gjyqtares ishte kronikë e një vrasjeje të paralajmëruar, ndërkohë që për shoqërinë shqiptare shkruan se ka humbur çdo shqisë reagimi dhe është bërë e shurdhër që ka mbyllur mendjen e zemrën për paqe.
REAGIMI:
Shoqeria jone tronditet per vrasjen e gjyqtares???
Ne jemi shoqeri qe alarmohemi, ne nuk tronditemi… ne nuk kemi aftesine te kthejme ne force dhe mbrojtje, mesimin qe del nga barbaria e rruges.
Vrasja e Fildez Hafizit sot eshte kronike e nje vrasje te paralajmeruar. Neser pasneser e kane rradhen te tjera gra, qe me siguri kane denoncuar, kane tentuar te shpetojne por shoqeria jone ka humbur çdo shqise reagimi e mbrojtje… ndaj nuk do mbroje gruan por do sillet si e çuditur dhe e alarmuar para vrasjes.
Me dhjetra ligje, kerkesa prokuroreve, interpelanca, alarme e thirrje publike jane leshuar, por rezultati perseri eshte negativ. Kjo e jona me sa duket eshte nje shoqeri e shurdher e qe ka mbyllur mendjen e zemren per paqen, solidaritetin e drejtesine. (B.H/Shuplaka)