09:49 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Vrasja e Gazmend Çollakut, krimet e Rënda pushojnë gjykimin për Ervin Dalipaj

19:03 | 19/05/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Vrasja e Gazmend Çollakut, krimet e Rënda pushojnë gjykimin për Ervin Dalipaj

Në seancën e së premtes  Gjykata e Krimeve të Rënda pushoi gjykimin për ish-oficerin Ervin Dalipaj, i cili u ekzekutua gjatë një atentati mafioz tri javë në parë në Sukth të Durrësit bashkë me mikun Juxhin Dautaj.

Ish-shefi i sektorit të Antikrimit Ekonomik në Policinë e Tiranës, po gjykohej në mungesë për akuzën e rrëmbimit dhe vrasjes së Gazmend Çollakut, pasi prej më shumë se një viti jetonte në arrati.

Prokuroria i paraqiti trupës gjykuese, certifikatën e vdekjes së Ervin Dalipajt, e mbi bazën e saj u vendos dhe për pushimin e gjykimit të çështjes ndaj të ndjerit.

Po, ndërsa Denis Shtraza i dyshuar si bashkëpunëtori kryesor i ish-zyrtarit të policisë në krim, përballej seancë pas seance me drejtësinë, Dalipaj kishte zgjedhur të jetonte në arrati.

Në ditën e ekzekutimit me 25 prill 2017, gjykata kishte shtyrë një nga seancat në ngarkim të të pandehurve Shtraza e Dalipaj, pikërisht për të njoftuar këtë të fundit.

Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dauti, u qëlluan për vdekje fill sapo kishin dalë nga një servis automjetesh në Sukth të Durrësit. Për atentatin e dyfishtë prokuroria po vijon hetimet, por duket se është ende shumë larg autorëve të dyshuar.

(S.SH/SHUPLAKA)

 

Etiketa: ervin dalipajgazmend collaku
Pas

Rama prezanton korçarkën e parë që ka njohur në jetë

Para

Vasili të rinjve: Objektivi jonë i parë jeni ju, karriget tona në dispozicion të çdo qytetari

Para
Vasili të rinjve: Objektivi jonë i parë jeni ju, karriget tona në dispozicion të çdo qytetari

Vasili të rinjve: Objektivi jonë i parë jeni ju, karriget tona në dispozicion të çdo qytetari

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përmbyset kamioni që po i transportonte, 250 milionë bletë pushtojnë rrugët në SHBA

Përballje vendimtare/ Polakët zgjedhin të dielën, Trzaskowski dhe Nawrocki në balotazh në garën për Presidencën

EMRI/ Arrestohet i dënuari me 11 vite burg për vrasje, kush është 43-vjeçari me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Trump dyfishon tarifat për çelikun dhe aluminin në 50%

Zjarr në vendgrumbullimin e mbetjeve në Shijak

Negociata të reja në Turqi për luftën në Ukrainë? Moska pritet të nisë delegacion

Fluks i lartë udhëtarësh në pikën kufitare të Morinit gjatë fundjavës

Vijon maratona/ Sot seancë plenare, tentohet për herë të 24-t konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.