Denis Shtraza, i akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut më 6 janar 2016 në Durrës sot para trupës gjykuese ka mohuar lidhjen me këtë ngjarje. Shtraza ka deklaruar se ka qenë në Tiranë kur ka ndodhur vrasja.
“Nuk kam asnjë lidhje me vrasjen e Çollakut. Me atë jam njohur në burg por s’kisha përplasje. Kur u plagosa në 2013, nuk kam fajësuar Çollakun”, ka thënë ai.
Ai ka treguar gjithashtu edhe për lidhjen me ish-shefin e krimeve të vrarë tashmë Ervin Dalipaj, gjithashtu i akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut. “Me Ervin Dalipajn jam njohur në Durrës, kishim një plazh privat. Kur u vra Çollaku kam qenë te 21 dhjetori në Tiranë. Takova Ervin Dalipajn dhe ikëm në Durrës. Për gjurmët e gjakut dhe telefonat nuk di asgjë”, ka deklaruar Shtraza.
Discussion about this post