Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Nezir e Gentian Beqiri (babë e bir), Ardjan e Florenc Çapjan dhe Jorgo Lekun.
Ndryshe nga sa kërkoi Prokuroria e Posaçme, 6 vite, GJKKO dënoi me 15 të tilla bashkëpunëtorin e drejtësisë Ervis Bardhin. Gjithashtu, nga 25 vite burgim dha për Klaidi Dokoli dhe Etien Çani.
Ardian Çapja ditën e sotme, përmes avokatëve ka dorëzuar në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar një material me 30 faqe ku kërkon të shpallej i pafajshëm. Ai ka treguar në Gjykatë se procesi ndaj tij për vrasjen Gentian e Nezir Beqirit në gusht të 2012, është montuar nga Prokuroria e Elbasanit.
Sipas tij, prokurori Ritvan Suka që po heton ngjarjen e shkurtit të 2016, ku mbetën të vrarë dy familjar të Çapjas dhe u plagosën 8 të tjerë, nuk po e zbardh sepse është përfshirë politika.