2 vite nga vdekja e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës, detaje të reja kanë dalë në lidhje me procesin gjyqësor.
Xhaxhai i Ardit Gjoklajt, Lush Gjoklaj në studion e lajmeve të “Fax Nees” ka thënë se gjykata i ka liruar të gjithë të dyshuarit për këtë ngjarje duke e lenë ngjarjen të pazbardhur.
Gjoklaj tha se është liruar Dëfrim Hakrama dhe fadromisti i kompanisë 3R, Edmond Kollari, janë liruar duke fituar kështu pafajësinë.
Lajmi është konfirmuar për Fax News edhe nga burime pranë prokurorisë.
Gjykata arsyeton se ata janë liruar për mungesë provash.
“Nuk na thanë që do merrej vendimi pardje. Dy të akuzuarit i pamë duke pirë kafe. Na thanë se kanë marrë pafajësinë. Ky është Vettingu? I pamë të liruar në rrugë, në lagje. S’ka drejtësi më. Vranë një fëmijë 17-vjeç, ikën e pinë kafe.”,-ka thënë Gjoklaj.
(F.G/Faxweb.al)
Discussion about this post