03:44 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Vrasja e gjyqtares Hafizi, flet parukierja: Nuk kam fjetur gjithë natën mbrëmë. E kam të gjithë skenën para syve

21:50 | 02/09/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vrasja e gjyqtares Hafizi, flet parukierja: Nuk kam fjetur gjithë natën mbrëmë. E kam të gjithë skenën para syve

Dy ditë pas vrasjes së gjyqtares Fildes Hafizi, rrëfehet parukierja tek e cila gjyqtarja kishte shkuar për t’u rregulluar.

Parukierja ishte personi i fundit me të cilën gjyqtarja Hafizi ka komunikuar, para se të vdiste. Në një intervistë për Gazetën Panorama, parukierja tregon skenën që ajo ka parë dhe bisedën e fundit me Hafizin.

Mikesha e viktimës, e cila nuk pranon të identifikohet, tregon se ngjarja ka ndodhur vetëm një minutë pasi gjyqtarja ka dalë nga salloni i saj. Parukierja tregon se ka qenë në dijeni të konflikteve të Hafizit me ish-burrin, mirëpo mikesha e saj nuk dëshironte të fliste shumë për të.

 “Bëri thonjtë dhe më pas doli për të ikur në shtëpi. E kisha kliente të rregullt, vinte gjithmonë tek unë. Ishte njeri i mrekullueshëm. Akoma nuk e besoj se çfarë ka ndodhur. Gjithmonë e qeshur dhe me batuta, i bënte të gjithë për vete”- thotë ajo.

PYETJE-PËRGJIGJET:

Fildes Hafizi u vra dje (të enjten) para sallonit tuaj. A arritët të shihnit se si ndodhi ngjarja? J

O, nuk kam parë asgjë, pasi dera ishte e mbyllur dhe siç e shihni, edhe vetë xhami është i veshur me letër e nuk duket asgjë nga jashtë.

Ishte te ju para se të ndodhte ngjarja?

Po, këtu ishte. Bëri thonjtë dhe më pas doli për të ikur në shtëpi. E kisha kliente të rregullt, vinte gjithmonë tek unë. Ishte njeri i mrekullueshëm. Akoma nuk e besoj se çfarë ka ndodhur. Gjithmonë e qeshur dhe me batuta, i bënte të gjithë për vete.

Vrasja ndodhi menjëherë pasi doli nga salloni?

Po, po, menjëherë. Nuk kishte kaluar asnjë minutë. Sa ka hipur në makinë, kam dëgjuar të shtënat.

Dëgjuat ndonjë grindje apo debat mes tyre, para se të dëgjonit krismat?

Jo, nuk kam dëgjuar asgjë. Unë vazhdova punën pasi doli ajo. Zhurmat këtu, tharësja e ndezur, nuk të lejojnë që të dëgjosh asgjë.

Po pasi dëgjuat krismat, çfarë ndodhi?

Hapa derën dhe dola jashtë të shihja çfarë ndodhi. Makina e Desit ishte shumë pranë sallonit. E pashë që ishte e gjakosur brenda në makinë. E kuptova se kishte vdekur se nuk kishte shenja jete.

Po autorin e patë?

E pashë që po largohej me shpejtësi. Nuk mora vesh asgjë më shumë se u bëra shumë keq. U futa brenda, mbylla derën dhe qëndrova këtu derisa erdhi Policia. Jam ende e tmerruar nga ajo që ka ndodhur. Nuk kam fjetur gjithë natën mbrëmë. E kam të gjithë skenën para syve.

A keni dhënë deklarime në polici?

Po, më pyetën. Kaq sa ju thashë edhe ju kam thënë. Nuk di asgjë më shumë.

Ishit në dijeni të problemeve që ajo kishte me ishbashkëshortin?

Isha në dijeni, por ajo nuk fliste shumë për të. Edhe unë nuk e ngacmoja, s’doja që ta vija në pozitë të vështirë. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: fildez hafizi
Pas

Ndodh ajo që s’pritej në Zagreb, ndërpritet ndeshja Kroaci-Kosovë. ARSYEJA PSE

Para

Mediat italiane japin notat për kuqezinjtë, Hysaj shihet si lider

Para
Mediat italiane japin notat për kuqezinjtë, Hysaj shihet si lider

Mediat italiane japin notat për kuqezinjtë, Hysaj shihet si lider

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë dhe paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

Leva diplomatike e Starmer, arsyet që shtynë kryeministrin britanik të njoftojë njohjen e shtetit palestinez

Censi për bujqësinë / 890 mln lekë për realizimin, gjobë kush nuk jep informacione për numrin e bagëtive

Kritikët e Kremlinit akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Shtetet arabe “thyejnë heshtjen”, për herë të parë kërkojnë publikisht që Hamasi të dorëzojë armët dhe pushtetin në Gaza

Kaosi në aeroportet Në Britani, nis fluturimi i disa prej linjave

Aksioni për lirimin e akseve rrugore nga subjektet që rrezikojnë sigurinë rrugore, Zëvendëskryeministrja,Belinda Balluku inspektim në aksin rrugor Kamëz-Laç

Zyrtari izraelit: Vendi ynë mund të aneksojë pjesë të Gazës

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.